<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këto janë katër pijet që rekomandohet t’i konsumoni kur keni anemi

 

Shkaktari më i shpeshtë i anemisë është mungesa e hekurit dhe pa të, organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë hemoglobinën që u nevojitet qelizave të kuqe të gjakut për ta transportuar oksigjenin.

Prandaj, hekurin mund ta përfshini në dietën tuaj ditore, por edhe ta kompensoni me pije të thjeshta.

Disa pije përmbajnë komponime që mund ta përkeqësojnë aneminë duke bllokuar përthithjen e hekurit (kafe, çaj, pije të gazuara), ndërsa të tjerat përmirësojnë përthithjen ose përmbajnë përqendrime mjaft të larta të hekurit, vitaminës B12 ose folateve.

Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në vitin 2004 zbuloi se konsumimi i vitaminës C rrit përthithjen e hekurit nga ushqimi. Një nga burimet më të pasura të vitaminës C është lëngu i portokallit, sepse një gotë përmban më shumë vitaminë C sesa doza e rekomanduar. Lëngu i portokallit është gjithashtu një zgjedhje e mirë për të pirë nëse jeni bërë anemikë për shkak të mungesës së folateve. Çdo gotë me lëng portokalli ka 74 mikrogramë folate. Kjo është pothuajse 19 për qind e nevojave ditore për një të rritur – shkruan LiveStrong.

Lëng karote

Një dietë pa ushqime të pasura me vitaminë A mund ta përkeqësojë aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit. Kjo mund të jetë për shkak se vitamina A ndihmon në lëvizjen e hekurit të ruajtur në trupin tuaj në qelizat e kuqe të gjakut. Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, si karotat, janë burime të mira të karotenoideve, të cilat shndërrohen në vitaminë A kur konsumohen. Përveç lëngut, rekomandohet të hani karota të freskëta.

Lëng nga kumbullat e thata

Lëngu i kumbullave të thata nuk është një burim i mirë i vitaminës A ose C, por është natyralisht i pasur me hekur. Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në uljen e simptomave të anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit. Çdo gotë me lëng kumbulle përmban më shumë se tre miligramë hekur. Për meshkujt, kjo sasi do të ishte afërsisht 38 për qind e tetë miligramëve të marrjes së rekomanduar ditore të hekurit. Për femrat, të cilat duhet të konsumojnë rreth 18 miligramë hekur në ditë, një gotë me lëng kumbulle do të plotësonte pothuajse 17 për qind të kërkesës.

admin admin

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

15 hours ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

16 hours ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

16 hours ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

4 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

4 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 days ago