Nga Armand Plaka
Duke marre shkas nga postimi i mikut tim rumun, Alexandru Sterescu (Alexandru Hip Sterescu) hasa ne nje fakt interesant, te cilin realisht e mesova vetem nga ky postim: me konkretisht ate qe lidhet me faktin se Rumania ne vitet 1975-1977 paskesh mbajtur si hymn zyrtar ate qe kishim/kemi dhe ne (muziken po diskutoj ketu sigurisht dhe jo tekstin).
Me iniciativen dhe deshiren e ish-diktatorit Caushesku u urdherua/preferua rikthimi ne nje motiv te vjeter patriotik te kompozitorit Ciprian Porumbescu ne gjysmen e dyte dmth. fundshek. 19, i cili u preferua dhe nga kolonia shqiptare ne Bukuresht ne momentet e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe me tekstin e Asdrenit (qe ishte nje pershtatje shume e afert me tekstin burimor ne rumanisht) u soll dhe u shpernda nder shqiptaret, te cilet shume shpejt do ta perqafonin ate si himnin e tyre kombetar.
Nje fakt tjeter interesant eshte edhe ai se ky motiv perdorej si himni kombetar rumun edhe ne periudhen e monarkise e diktatures se Antoneskut ne vitet ’40, pergjate Luftes se Dyte Boterore, per t’ u zevendesuar nga komunistet pas ardhjes se tyre ne pushtet ne vitin 1947 me nje tjeter motiv qe permbante shume nota, emra e shprehje ideologjike si komunizmi, BRSS dhe Lenini.
Interesant mbetet fakti se u deshen dy vjet derisa lidershipi rumun te kuptonte se himni i tyre zyrtar perkonte me ate shqiptar qe ne ate kohe kishte qene gjithe kohes ne perdorim dhe si pa zhurme urdherohet kesisoj serish zevendesimi i tij ne 1977, duke u zevendesuar serish me nje tjeter pas renies se diktatures pas vitit 1990.
E habitshme pak terheqja e rumuneve, te cilet fare mire mund te kishin pretenduar se kjo ishte nje kreature rumune ne tekst e muzike dhe t’i akuzonin shqiptaret se e kishin vjedhur. Por ata…thjesht qenkeshin terhequr thuajse pa zhurme, edhe pse duket pak e veshtire te mendosh se nje motiv aq i njohur e i kenduar nga gjithe populli dhe embleme e shtetit sic eshte cdo himn kombetar, te zevendesohet aq lehtesisht me nje te rene te lapsit. Por….kuptohet…ne ate kohe ne Rumanine Socialiste bishti dhe sqepari ishin ne duart e nje njeriu????.
Po aq interesant eshte edhe fakti se e njejta pjese muzikore i paskesh rene ne sy nje komuniteti apo bashkie ne Britani te Madhe pas viteve ’90, te cilet e kane preferuar ate si “himn te qytetit” te tyre, gje e cila ka sjelle (pas venies se ketij fakti ne dukje nga ana e nje gazetari rumun te kohes ne shtypin vendas) edhe nje lloj irritimi nga ana e rumuneve, te cilet me shpoti theksonin ne komentet e tyre se te pakten shqiptaret e pohojne hapur se e kane marre himnin e tyre nga Rumania dhe se jane falenderues per kete, kurse ju thjesht keni bere nje vjedhje te hapur pa na pyetur fare. ????☹️
Hojet e mjaltit përmbajnë një substancë aktive, e aftë të ndalë zhvillimin e…
Njerëzit e shëndetshëm që marrin një aspirinë çdo ditë, për të parandaluar sulmet…
Shumica ritualin e tyre të mëngjesit të pirjes së kafes nuk mund ta…
Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…
Nëse synoni të humbni peshë në një periudhë të shkurtër dhe në mënyrë të…
Kjo pije është ideale për këdo që është i gatshëm të ndryshojë stilin e…