<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ushqimi që nuk duhet të konsumoni për sëmundjet e zemrës

 

Yndyrat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë.

I tillë është rasti i yndyrave trans të cilat kur janë në gjendje natyrale (tek shtazët) nuk janë aq të dëmshme, por kur ato janë artificiale, janë shkatërrimtare për shëndetin.

Çfarë janë yndyrat trans?

Pjesa më e madhe e këtyre yndyrave formohen gjatë një procesi industrial të bashkimit të vajit vegjetal me hidrogjen, gjë që nxit edhe ngurtësimin e vajit në temperaturë ambienti.

Kjo lloj yndyre e përpunuar garanton një jetëgjatësi më të madhe të ushqimit.

Ato përdoren kryesisht në restorante për skuqje sepse nuk ka nevojë të ndërrohet shpesh.

Gjurmë natyrale të këtyre yndyrave gjenden tek mishi dhe produktet e bulmetit.

Ushqimet industriale që përmbajnë sasi të lartë të yndyrave trans janë:

Ushqimet prej brumi të paketuar

Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë

Pica e ngrirë

Brumi i gatshëm i ngrirë

Të skuqurat

Kremi i gatshëm i kafesë

Margarina

Yndyrat trans dhe sëmundjet kardiovaskulare

Yndyrat trans rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sepse rrisin nivelet e kolesterolit të keq në gjak.

Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare të cilat prekin si gratë ashtu edhe burrat.

Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2014, numrin më të madh të vdekjeve e shënojnë meshkujt, dhe një nga arsyet kryesore është pikërisht teprimi me ushqimin çka bëhet shkak për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Përse burrat duhet të shmangin konsumin e yndyrave trans

Këto yndyra janë të ndaluara në shumë shtete pikërisht për shkak të lidhjes shkak-pasojë me sëmundjet e zemrës.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndalimi i këtyre yndyrave besohet të shpëtojë shumë jetë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Këto yndyra gjenden rëndom në shumë ushqime të paketuara, përfshirë ato të brumit që ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se 28% e burrave që konsumojnë yndyra të tilla në harkun kohor të 10 viteve, janë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

21 për qind e tyre kanë predispozitën të vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

admin admin

Recent Posts

Kjo bimë ju ndihmon të kuroni sëmundjet reumatike

    Mështekna e bardhë është një pemë drunore tepër kurative, pasi asaj i përdoren…

19 hours ago

Shtatë ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta parandaluar kancerin

    Shfaqja dhe zhvillimi I kancerit mund të ndikohet shumë nga mënyra e të…

19 hours ago

A e parandalojnë kikirikët diabetin?

    Kikirikët përveçse janë të shijshëm e shumë të popullarizuar kanë edhe shumë përfitime…

20 hours ago

Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?

    Me një gjatësi të jashtëzakonshme prej 673 kilometrash liqeni i Tanganikës në Afrikë…

23 hours ago

Probleme me gjumin? Ja çfarë të bëni!

    Shumica e njerëzve luftojnë me pagjumësinë pjesën më të madhe të natës. Pagjumësia…

23 hours ago

Sa ar ka Kupa e Botës? Përgjigjja mund t’ju habisë, por edhe më interesante është vlera e saj

Kur kapiteni i skuadrës kampione ngre lart Kupën e Botës, shumica e tifozëve mendojnë se…

2 days ago