Tashmë është vërtetuar në mënyra të ndryshme se heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu nuk mund të llogaritet vetëm si hero i shqipëtarëve por si hero i gjithë Evropës. /InforCulture.info
Jeta, vepra dhe betejat e Skënderbeut përmenden pothuajse në të gjithë Evropën. Shumë autorë të huaj të kohës, në shekujt e kaluar por edhe sot, shkruajtën, hulumtuan dhe ‘thurën lavde’ për Skënderbeun. Ai njihet si strateg i madh i luftës i cili nuk u thye deri në vdekje, duke i bërë ballë një perandorie aq të fuqishme sic ishte Perandoria Osmane.
Përvec shkrimeve të shumta nga autorë të shumtë për Gjergj Kastriot Skënderbeun nëpër Evropë por edhe në botë që ende nuk janë dalë në pah sa duhet, kemi edhe shumë portrete të Skënderbeut që janë të ekspozuar në muzetë, kështjellat, institucionet kulturore e historike evropiane si shenjë ndërimi për heroin tonë kombëtar.
Këtu kemi sjellur një portret të Skëderbeut që ndodhet në kështjellën mesjetare gjermane pranë qytetit Valburg në Gjermani. /InforCulture.info
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…