Një pellg i tharë ku duken gropa të gërmuara nga peshqit, një ndërtesë në mes të një fushe me bimë të verdha dhe një merimangë ujk që mbron të vegjlit e saj janë disa prej imazheve që kanë mahnitur gjyqarët e Nature Conservancy’s 2023 Global Photo Contest.
Çmimi i madh i këtij viti iu akordua fotografit francez Tibor Litauszki për shkrepjen e tij ku duket një salamandër që ushqehet me vezë të sapolindura bretkosash. E ndriçuar nga një llampë LED dhe e fotografuar me një aparat të vendosur në një veshje mbrojtëse dhe e lidhur me një pajisje me të cilën mund ta shkrepte nga shtëpia, Tibor shprehet se fotografia tregon “ciklin dhe ndjeshmërinë e natyrës”.
Sipas Nature Conservancy, një organizatë mjedisore jo fitimprurëse, konkursi i këtij viti pa një rekord aplikimesh, rreth 189.00. fotografi nga 80.000 fotografë, por Litauszki fitoi me meritën e shkrepjes së një ngjarje natyrore unike dhe të anashkaluar.
Fotografitë e tjera portretizojnë bukurinë e jetës së egër si silueta e një zogu në agim apo lëkura e shndritshme e një gjarpri nën rrezet ultravjollcë.
Të tjera foto shfaqin rrezikun e botës natyrore, si në shkrepjen e Raphael Alves i cili fitoi në kategorinë e Klimës me ilustrimin e tij të lumenjve të fryrë në Anama, Brazil në Maj 2021.
Për herë të parë në historinë e tij konkursi i këtij viti u zhvillua në 12 kategori, 6 më shumë se edicionet e shkuara./tvklan.al
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…