<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Pse nuk duhet të ndizni qirinj aromatikë në shtëpinë tuaj, flasin shkencëtarët

Ju mund të jeni duke pritur me padurim atë periudhë të vitit kur do të shijoni një atmosferë komode në shtëpinë tuaj, me ndriçim të zbehtë dhe qirinj të aromatizuar me kanellë, vanilje dhe madje edhe e xhenxhefil.

Ndoshta ky zakon është një nga të preferuarit tuaj për në vjeshtë dhe dimër, mirëpo mjeku Dr. Stephen Gundry na jep shumë arsye pse nuk do duhet ta bëjmë.

Sipas ekspertit, qirinjtë e zakonshëm komercialë mund të ndikojnë negativisht në ajrin që thithim në një hapësirë ​​të mbyllur. Dhe kjo është për shkak se në shumicën e qirinjve aromatikë, baza e tyre dhe përbërësi i tyre i prodhimit është parafina, një përbërje kimike që vjen nga nafta.

Ky nënprodukt i prodhimit të vajit mineral, kur digjet, lëshon hidrokarbure, të cilat mund të bëhen shumë toksike dhe përfundimisht ndotin ajrin tonë, duke pakësuar oksigjenin. Ne sigurisht që nuk e duam këtë, pavarësisht kënaqësisë shpirtërore që mund të na sjellë.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, qirinjtë aromatikë, përveç parafinës, përmbajnë edhe aroma artificiale, të cilat nga ana e tyre përkeqësojnë frymëmarrjen dhe mund të shkaktojnë astmë. Aromat artificiale, të cilat rrjedhin gjithashtu nga komponimet kimike toksike, në sasi të mëdha madje mund të shkaktojnë një çekuilibër në hormonet e trurit. Për këto arsye themelore, qirinjtë aromatikë të zakonshëm konsiderohen të rrezikshëm, veçanërisht për njerëzit me probleme në frymëmarrje.

Prandaj rekomandohet që të kemi hapësira të ajrosura siç duhet kur zgjedhim t’i ndezim ose të kërkojmë formula më organike dhe natyrale, si qirinjtë e dyllit të bletës ose qirinj pa përbërje kimike toksike.

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

16 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

16 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

22 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

23 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago