Shkaku i përdorimit të gjerë në kuzhinë, shijes së shkëlqyeshme, pak kalori dhe ndikimin në shëndet, kungulleshkat janë ushqimi i preferuar i shumë njerëzve në botë.
Janë perime universale, kur trupi ka nevojë për vitamina, e truri ka nevojë për fuqi.
Janë popullore falë vlerës së ulët në kalori (100 gramë kungulleshka kanë vetëm 11 kalori). Kjo perime e lëngshme është ideale për stinën e verës, përmban rreth 93 për qind ujë.
PËRSE TË KONSUMOHEN?
Përmbajnë shumë vitamina, minerale, sidomos vitamina C, kalium, kalcium, fosfor dhe selen. Lëvorja përmban shumë magnez dhe karotenoide. Pos kësaj, kungulleshkat aktivizojnë metabolizmi e qelizave, e furnizojnë organizmin me materie me vlerë dhe na bëjnë të ngopur dhe vital.
Përmirësojnë punën e zorrëve, e forcojnë mëlçinë dhe ndihmojnë me rastin e detoksimit.
Me konsumimin e kungulleshkave përmirësohet edhe puna e trurit dhe përqendrimi, qetësojnë nervat dhe i forcojnë. Antioksiduesit, vitamina C, betakarotinë dhe acidi folik në kungulleshka ulin nivelin e kolesterolit në gjak.
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…