<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Misteret e Musa Picarit nga Vora

Nga Thanas Mustaqi

Prodhues cigaresh cilësore dhe politikan i djathtë, që vritet si komandant nacionalist në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Industrialistin Musa Picari e ndjekin çudirat dhe 65 vjet pas vdekjes, si me një ankand në internet ashtu dhe me një pulë të pasardhësve të tij që bëri një vezë befasuese. Picarët janë familja më e njohur e Vorës dhe me një reputacion në mbarë Shqipërinë e Mesme.

MARKA “VORA”, KUTIA E PAHAPUR PREJ 75 VITESH:

Kuti cigaresh “Vora” të kohës së Mbretërisë Shqiptare. Ankand i 13 shkurtit 2011. U sollën 6 oferta. U shit për 12,50 euro.
Në ankandin ndërkombëtar, on-line, i mbyllur më 13 shkurt 2013 u vu në shitje një paketë cigaresh të forta me emrin Vora. Kutia ishte e mbushur dhe e pahapur. Mbi 75 vjet e ruajtur në Gjermani. Daton që nga koha e Mbretërisë Shqiptare. Kutia ishte në gjendje të mirë dhe e ruajtur në mjedis të thatë. E përshtatshme vetëm për koleksionim, jo për përdorim.

Prodhues: Musa Picari dhe Vllazën, Vora
Pulla fiskale: “Mbretnija Shqiptare, tatim konsumi cigaresh të vendit, gram 20”
Etiketa e kutisë: 20 cigare Lek 3,50


VEZA MISTERIOZE
Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në lagjen Picar të bashkisë Vorë, në familjen e Musa Picarit, banor i vjetër i kësaj lagjeje. Një pulë, pronë e familjes Picari, më 3 korrik 2010, ka bërë një vezë të rrallë, me mbishkrime ku dallohen shenjat e “M”-së, simboli i flamurit kombëtar, mbështetur në gjashtë këmbë. Në krahun tjetër është numri tre. Çuditërisht, emri i të parit të kësaj familjeje, quhej Musa Picari dhe ishte një figurë emblematike e Vorës, ish-komandant nacionalist dhe njeri me reputacion të gjerë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, vrarë në përpjekje me forcat komuniste më vitin 1945. Nga ana tjetër, kjo familje është e lidhur historikisht me Mbretërinë shqiptare. Po treshi me çfarë ka lidhje? Është fenomen që lidhet me astrologjinë, profecinë, parapsikologjinë. Mund të jetë objekt vëzhgimi e kërkimi për studiuesit dhe institucionet shqiptare e të huaja që merren me kërkime të tilla në fushën e të panjohurës dhe misterit, dëshmon Osman Picari.

InForCulture

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

20 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

21 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

21 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

2 days ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

2 days ago