<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Kur duhet të shqetësohemi nga dhimbjet e kokës

Episodet e migrenës mund të zgjasin për disa orë, por edhe për disa ditë.

Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor.

Në pjesën më të madhe, dhimbja e kokës mund të kalojë me një ilaç të thjeshtë kundër dhimbjes.

Në raste kur ajo është tepër e fortë apo e pazakontë, atëherë njeriu mund të shqetësohet për probleme si ishemia, tumori apo trombozë.

Për fat të mirë, këto probleme janë të rralla.

Shkaktarët e dhimbjes së kokës

Ajo që dihet është se indet e trurit dhe kafka nuk kanë nerva që regjistrojnë dhimbjen.

Por enët e gjakut në kokë dhe qafë, indet që rrethojnë trurin dhe disa nerva që kanë pikënisjen në tru, munden të sinjalizojnë dhimbjen. Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen edhe nga sinoziti, dhëmbët, muskujt dhe gjymtyrët e qafës.

Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjet e kokës

Çdo person duhet të shqetësohet për dhimbjen e kokës, nëse e përjeton atë për herë të parë pas të pesëdhjetave. Një dhimbje koke është shqetësuese edhe kur është krejt papritur tepër e fortë dhe e mprehtë, sidomos kur lëvizet koka ose kur ka kollë.

Shqetësimi duhet të jetë i lartë edhe kur dhimbjet e kokës shoqërohen me ndryshime në personalitet apo funksionet mendore.

Në disa raste, kur dhimbjet shoqërohen edhe skuqje të syve, dhimbje të tjera, ose kur ato ndodhin kur zgjoheni krejt papritur, AgroWeb.org ju këshillon të shkoni menjëherë tek mjeku.

Llojet e dhimbjeve të kokës

Mjekët deri më tani kanë identifikuar plot 300 lloje të dhimbjeve të kokës, por vetëm 10 përqind e tyre kanë një shkak të mirëfilltë.

Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit, migrena, tensionit të gjakut, përdorimit të medikamenteve e të tjerë. Ekziston edhe një dhimbje koke e veçantë e cila njihet si dhimbja e kokës si pasojë e ngrënies së akullores.

Ajo shfaqet krejt papritur kur njerëzit hanë akullore ose gjithçka tjetër të fortë. Dhimbja zgjat për më pak se një minutë.

Nëse kjo dhimbje është shqetësuese për ju, përpiquni të hani ngadalë dhe mos të gëlltisni ushqimin e ftohtë menjëherë.

InForCulture

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

17 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

17 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

17 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

18 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

18 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

2 days ago