<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kur Fishta ‘maskohej’ si sovjetik

Qarkullon një legjendë se në vitet 1980, Petro Marko thoshte se Fishta është një elefant mbuluar me hi. I ndaluar e i mohuar gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, poeti klerik, arkitekt, shkrimtar e dramaturg rizbulohet tashmë përmes kujtimesh e dromcash të fshehura.

Gjergj Fishta në 149-vjetorin e lindjes, vjen përmes dëshmish e kujtimesh të atyre që ia ruajtën veprën, qoftë edhe duke e maskuar si sovjetik. Kjo shkruan literaturë sovjetike, një libër i tim eti, Mark Ndoja që ka qenë nxënës i Fishtës dhe në fakt është ‘Anzat e Parnasit’. Ky libër ka qarkulluar në Shqipërinë komuniste me kopertinë të letërsisë sovjetike. Ky është libër i 1937, mund të jetë kopja e parë e lahutës me dorëshkrimin e Fishtës që babai im e kishte idhur dhe është dënuar për të.

Në këtë formë qarkullonin librat në atë kohë, me kamuflazh, tha Leka Ndoja. Vitet e ndalimit, patën vetëm rrekje për ta përbaltur. Ndoja tregoi rastin kur iu kërkua Fatos Arapit në vitet 1960, që të trajtonte Fishtën me sens negativ. Arapit ju mbushën sytë me lot, qante për Fishtën. Nuk pranoi dhe e hoqi nga puna se nuk pranoi Manush Myftiu, tregoi Ndoja.

Në konferencën e mbajtur nga Qendra e Librit me rastin e përvjetorit, u nxorën në pah, jo vetëm vlerat e figurës poliedrike të Fishtës, por u dhanë edhe përgjigje mbi pikëpyetjet që e shoqëruan ndalimin e tij nëpër dekada. Alda Bardhyli tha se Fishta është joshje prej pasurisë që i la gjuhës. Ndërsa për Kolec Çefën, disa e kanë dashur e disa jo, por Fishta nuk mund të përkthehet në gjuhë letrare. 

Me Italinë s’ishte për opurtunitet, ndryshe nga si duan ta trajtojnë, ai ishte me Italinë sepse Italia donte shtet shqiptar. Zhdukja e veprave u ndoq nga zhdukja e eshtrave, por figura e tij, mbeti e pashlyeshme në kujtesën e brezave që i mëkoi me dashuri për vendin dhe kritikë për klasën politike.

InForCulture

Recent Posts

Pse shohim fytyra në objekte? Fenomeni i çuditshëm që truri ynë na bën ta përjetojmë çdo ditë

    A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…

3 hours ago

Keni migrenë? Konsumimi i këtij lëngu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes

    Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…

4 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…

4 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

4 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

21 hours ago

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

    Vagoni në pjesën e mesme të trenit, një ulëse e kthyer në drejtim…

22 hours ago