Categories: KËSHILLA

Cilat ushqime nuk duhet konsumuar në stomak bosh?

Kur njerëzit kanë uri, hanë çfarë t’u dalë përpara. Megjithatë, kjo është shumë e rrezikshme, sepse disa ushqime nuk janë të përshtatshme për t’u ngrënë me stomakun bosh, përndryshe shkaktojnë dëme për shëndetin.

Këto ushqime janë të rreshtuara më poshtë. Nuk duhet t’i hash esëll në mëngjes dhe as kur kanë kaluar shumë orë që nga hera e fundit kur ke ngrënë.

Hurma dhe domate

Hurmat dhe domatet përmbajnë shumë pektinë dhe acid tanik. Kur këto substanca hyjnë në reaksion kimik me acidin gastrik të stomakut, prodhojnë një xhel të patretshëm, që mund të krijojë gurë në stomak.

Pije të ftohta

Nëse pi lloje të ndryshme pijesh të ftohta me stomak bosh, stomaku dhe zorrët do të ngacmoheshin dhe do të ndodhnin kontraksione. Kjo, me kalimin e kohës, do të shkaktonte çrregullime të ndryshme enzimatike, përfshirë edhe sëmundjet gastrointestinale.

Gjatë periudhës së menstruacioneve, mund të shkaktojnë dhe çrregullime të ciklit.Muçmolla dhe portokajMuçmollat dhe portokajt përmbajnë një sasi të madhe acidi organik, acid muçmolle, acid citrik, etj.. Po të hash këto dy lloj frutash me stomakun bosh, rritet niveli i acidit gastrik në trup, që dëmton mukozën e stomakut dhe si pasojë shkakton zmadhim të stomakut dhe të vjella.

Banane

Bananet janë të pasura në magnez. Duke ngrënë banane me stomak bosh, në organizëm do të rritej menjëherë niveli i magnezit dhe do të dëmtohej ekuilibri midis tij dhe kalciumit, që mund të kishte një efekt frenues në qarkullimin e gjakut dhe kjo nuk është pozitive për shëndetin.

Qumësht lope dhe qumësht soje

Këto pije përmbajnë shumë proteina. Nëse i pi me stomakun bosh, proteinat do “detyrohen” të shndërrohen në nxehtësi dhe të konsumohen pa arritur të kenë efekt ushqyes dhe forcues.

Mënyra e duhur është t’i pish gjatë vaktit me bukë dhe produkte të tjera brumi, ose dy orë pas darke apo para gjumit.

Sheqerna

Të gjithë e dini që sasia e tepërt e sheqerit nuk ju bën mirë, por a e dinit që sheqeri i shtuar në shumicën e ushqimeve të përpunuara, si shurupi i misrit, ka të njëjtin efekt në mëlçi si alkooli?

Sheqeri natyral i frutave ekuilibrohet nga fibrat e tyre, por sasitë e mëdha të fruktozës, sidomos në stomak bosh, e ngarkojnë mëlçinë dhe mund ta dëmtojnë.

Sheqeri tretet dhe përthithet lehtë nga trupi.

Nëse ha shumë sheqer me stomak bosh, trupi nuk do të mundë të prodhojë insulinë aq sa duhet për të mbajtur një nivel normal të sheqerit në gjak, kështu që niveli i sheqerit në gjak do rritet, duke shkaktuar dëmtim të syve.

Kosi

Pirja e kosit me stomak bosh, i ul efektet e tij pozitive. Kosi duhet pirë dy orë pas darkës, ose para se të shkosh në shtrat. Kjo do ndihmonte që trupi të përthithte vlerat e kosit dhe ai të luante rolin e tij tretës.

Patate të ëmbla

Patatet e ëmbla përmbajnë taninë dhe pektinë, që nxisin muret e stomakut të sekretojnë më shumë acid gastrik, duke provokuar djegie stomaku dhe gjendje të shqetësuar fizike.

Çaj dhe kafe

Të pish kafe me stomak bosh, rrit aciditetin, kjo shkakton djegie stomaku dhe vështirësi në tretje gjatë gjithë ditës. Të pish çaj, mund të frenojë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe ul sasinë e vrerit dhe acidit në stomak i cili ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe është esencial në procesin e nxjerrjes së kolesterolit të tepërt nga trupi.

Alkool

Kur nuk ke ushqim në stomak, alkooli shkon menjëherë në gjak. Kur alkooli ndodhet në gjak, thithet lehtësisht nga i gjithë trupi, duke shkaktuar zgjerimin e enëve të gjakut dhe duke sjellë ndjesi të përkohshme të ngrohjes së trupit, rritje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.

Ai kalon përmes stomakut, veshkave, mushkërive, mëlçisë dhe pastaj në tru. Nuk i duhet shumë kohë për këtë, afërsisht 20 për qind e alkoolit që pi një njeri, arrin në tru brenda një minute.

Po të kemi ushqim në stomak, ulet raporti i alkoolit në lëndën që shkon në gjak, ngadalësohen efektet e tij dhe zvogëlohet dëmi që u shkakton organeve.

Studimi e thotë prerazi, koha kur hani është njëlloj e rëndësishme me atë çfarë hani.

InForCulture

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 days ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

5 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

5 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

5 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

5 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

5 days ago