<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Sheqeri, a mund te jemi te varur prej tij?

Ka shumë njerëz që i duan të ëmblat, madje ka raste që nuk bëjnë dot pa to. A vepron sheqeri si drogë? Jemi apo jo të varur nga sheqeri?

  1. Sheqer, çokollata, ëmbëlsira…

Një apo dy copa sheqer me kafenë e mëngjesit, një ëmbëlsirë në mesditë, dëshira për të pirë një soda me një copë çokollate pasdreke, ndonjë bonbone në makinë dhe për të përfunduar në mbrëmje, duke parë filmin, një copë tjetër çokollate.
eri ka mbërritur në shekullin XVIII.

Për shumë prej nesh, kjo skemë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Atëherë mos bëhemi gjë të varur?

  1. A mund të flitet për një varësi ndaj sheqerit?

Për momentin, mund të thuhet se jo. Ndoshta jo aq sa të themi se ka një varësi prej tij, sipas organizatës botërore të Shëndetësisë. Një gjendje varësie periodike apo kronike ndaj disa substancave. “Mund të kemi një lloj tërheqjeje për sheqerin, thotë Jean-Michel Lecerf. Në disa raste, mund të kemi dhe sjellje komplusive, por nuk mund të flasim për një varësi në kuptimin psikiatrik të termit. “Varësia tregon një gjendje psikike dhe nganjëherë edhe fizike, që ka të bëjë me marrjen me tepri të një produkti, në mënyrë të rregullt dhe periodike, duke ndjerë efektet. Madje, ka raste që parapëlqehet që të shtohet doza për të pasur efektin e dëshiruar”.

  1. Përse na tërheq shija e të ëmblave?

“Ushqimet e ëmbla, ashtu si dhe ushqimet me yndyrna, na duken si më tërheqëset, pasi ato na japin më shumë energji, pra janë më të nevojshme për mbijetesën.

Kjo tërheqje vjen nga larg: në uterus bebja mund të dallojë ndryshimin e përqendrimit të glukozës në gjak, ulja e glicemisë e lidhur me ndjenjën e urisë te nëna.

Truri kushtëzohet kështu që të bëjë një lidhje mes sheqerit, ushqim që na ndihmon të arrijmë menjëherë nivelin fillestar të glicemisë, me një ndjenjë të këndshme pas konsumit. Më pas edukimi ushqimor gjatë fëmijërisë, ndjesitë individuale, konteksti kulturor janë faktorë që ndërhyjnë për të shpjeguar konsumin e tepërt.

Në fakt sheqeri gjendet në shumë ushqime: te buka, salca e domates, salçiçet… një gjë e tillë na çon të konsumojmë me tepri dhe të kemi më shumë dëshirë për të konsumuar ushqime të ëmbla.

  1. Kur mund të themi se hamë sheqer më shumë nga ç’duhet?

Kur konsumi i produkteve të ëmbla na pengon të hamë tjetër gjë. Mjekët thonë se sasia e sheqerit të thjeshtë, që nuk duhet ta kalojmë përbën, 10 për qind në maksimun të energjive të përditshme, afërsisht 50 gramë sheqer. Kjo korrespondon me 8 copa sheqer. Në këto 50 gramë duhet të llogarisim edhe sheqerin që ka në ëmbëlsira, reçel…

  1. A është e nevojshme që ta heqim nga përdorimi?

Po, në raste se ka një problem shëndetësor: diabeti, mbipesha apo obeziteti. Në të kundërt, nëse jemi aktiv, me peshë normale dhe pjesa tjetër e ushqimit bëhet në mënyrë të ekuilibruar, atëherë nuk është e thënë. Të privohesh nga sheqeri, çka do të thotë nga një kënaqësi, nuk është një zgjidhje e mirë. Privimi dhe shtrëngimi sjell dhe një frustrim, që mund të çojë edhe në kompulsion. Prandaj më e mira do të qe që të hahej më pak.

  1. Kur duhet të kërkohet ndihmë?

Kur je i detyruar ta bësh këtë gjë. Mund të jetë e nevojshme që të keni një ndihmë në planin psikologjik, derisa të analizohet shkaku i kësaj sjelljeje dhe për të gjetur të tjera zgjidhje për të hequr stresin.

  1. Ushqimet me përmbajte sheqeri a mund të kënaqin këto pulsione?

Një gjë e tillë mund të ndihmojë të ulë përqindjen e sasisë së sheqerit që konsumohet zakonisht. Por më e rëndësishmja është të heqësh shijen e sheqerit. Në këtë pikë këto lloj ushqimesh nuk të ndihmojë.

  1. A janë të domosdoshme për organizmin sheqeri i thjeshtë?

Gjyshërit tanë thuajse nuk e hanin sheqerin. Vetëm deseri bënte përjashtim, madje ata nuk hanin as fruta përditë dhe mbaheshin mirë. Duhet të kujtojmë se kallami i sheqerit ka ardhur në Europë gjatë Rilindjes, ndërsa panxhar sheq

InForCulture

Recent Posts

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

1 hour ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

2 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

2 hours ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

1 day ago

Edith Durham për traditat bar’bare serbe e malazeze: Gjahu për pr’erjen e kokave në Ballkan

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…

1 day ago

Kur Faik Konica i shkruante Princ Vidit më 1913..

Marrë nga profili i Ledjan Zeqollari Me 9 dhjetor 1913 Faik Konica i shkruante Princ…

1 day ago