Më 8 mars 1935, Haçiko, qeni më besnik në botë, vdiq. E gjithë bota e njeh historinë e këtij qeni, i cili një simbol i besnikërisë, dashurisë dhe miqësisë.
Qeni Haçiko lindi në Japoni në 1923. Një vit më vonë, ai u morr nga profesori Hidesaburo Ueno, i cili punonte në Departamentin e Bujqësisë të një kolegji. Si çdo ditë, ai do merrte trenim për t’u kthyer nga puna, ku e priste shoku i tij besnik në të njëjtin vend.
Pas vetëm një viti miqësie, profesori vdiq, përkatësisht në 21 maj 1925. Haçiko e priti nëntë vjet, nëntë muaj dhe pesëmbëdhjetë ditë.
Pra qeni do të gjendej për çdo ditë të zotin e tij në të njëjtën kohë dhe vend, duke pritur të dalë nga treni.
Më 1932 u shkrua artikulli i parë i gazetës për këtë qen besnik. ku autor ishte një ish-student i profesorit të ndjerë.
Pas gati një dekade duke pritur, Haçiko vdiq në 1935.
Ai u krematua dhe hiri i tij u vendos pranë profesorit në Varrezat Aoyama.
Haçiko u bë simboli kombëtar japonez. Leshi i tij u përgatit dhe u ekspozua në Muzeun Kombëtar të Natyrës dhe Shkencës në Tokio. Statuja e tij u ngrit në stacionin ku po priste zotërinë e tij. Dhe hyrja në stacionin e trenit është emëruar sipas tij.
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…
Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…
Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…
Ι Λ Λ Υ Ρ Ι Κ Ο Ν ILIRIKU, NË KOHËN E PERANDORIT ME…
KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…