<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Zmadhimi i zemrës, ja ushqimet dhe mënyrat natyrale të trajtimit

Zmadhimi i zemrës është një sëmundje që shkaktohet nga dëmtimi i muskulit të zemrës si pasojë e tensionit të lartë të gjakut ose problemeve të tjera koronare.

Njerëzit që vuajnë nga zemra e zmadhuar duhet të kenë një stil të shëndetshëm jetese por edhe të marrin ndihmën dhe përkujdesjen e duhur mjekësore.

Një zemër e zmadhuar ka vështirësi në pompimin e gjakut, ndaj kjo është arsyeja përse njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë nevojë për përkujdesje gjatë gjithë jetës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat natyrale se si të përkujdeseni për veten dhe për këtë problem.

Njerëzit që vuajnë nga zmadhimi i zemrës duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me vitaminë B1.

Ndër këto ushqime mund të përmendim: fasulet, lulelakrën, shpargun, brokolin, domatet, spinaqin, lakrat e vogla, arrorët, thjerrëzat dhe mishin pa dhjamë.

Ushqimet e pasura me kalium janë të rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Kaliumi rregullon rrahjet e zemrës dhe ndihmon gjatë kontraktimeve të muskujve të saj.

Ushqimet e pasura me kalium përfshijnë: domatet, patatet, bananet, frutat e thata, spinaqin dhe avokadon.

Kripa është e dëmshme për njerëzit, zemra e të cilëve është e zmadhuar.

Kripa e tepërt shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe e stërmundon zemrën ndaj kufizojeni atë në mënyrë thelbësore.

Ushqimet e shpejta, të skuqura, të përpunuara duhen shmangur plotësisht, thonë studimet.

Sipas tyre është e rëndësishme që të konsumohen më shumë yndyrna të shëndetshme siç janë vaji i ullirit, vaji i farave të susamit dhe vajra arrorësh dhe farash.

Shafrani i Indisë është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të një pacienti që vuan nga zmadhimi i zemrës.

Përdorni gjysëm luge çaji me kokrra piperi, bluajini dhe përziejini me gjysëm luge çaji me shafran.

Këtë përzierje duhet ta konsumoni gjatë vakteve tre herë në ditë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë ngrënien e dy thelbinjve hudhre në ditë për të ulur tensionin e gjakut.

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që ulin kolesterolin dhe përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut.

Rekomandohet pirja e tre filxhanëve me çaj jeshil në ditë.

Speci djegës është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që është i rëndësishëm për kolagjenin, një proteinë thelbësore edhe për shëndetin e zemrës.

Hidhni një majë luge me spec djegës në një gotë me ujë.

Këtë lëng duhet ta pini dy herë në ditë.

Njerëzit që vuajnë nga zmadhimi i zemrës duhet të mos pijnë duhan dhe të kufizojnë ndjeshëm pirjen e alkolit.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm sepse e bën trupin më të ftohtë dhe pengon shtimin në peshë që është shumë e dëmshme për zemrën.

Ekspertët rekomandojnë uljen e nivelit të stresit.

Në shumë raste zmadhimi i zemrës nuk shoqërohet me simptoma, por ato shfaqen kur sëmundja ka avancuar shumë.

InForCulture

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

4 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

6 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

6 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago