Koha kur në emër të „otkupit“ famëkeq (tepricave) popullit shqiptar iu hoq nga goja edhe kafshata e fundit e bukës, iu fshi me fshesë edhe kokrra e fundit e drithit në hambar!
Shqiptarët e Peshterit pas vendosjes së pushtetit komunist, u ballafaquan me vështirësi të mëdha. Ata paraprakisht trajtoheshin të padëshiruar për sllavo-komunistët, po ashtu siç ishin edhe ata të padëshiruar për shqiptarët e Peshterit. Rrethanat e reja, ndikuan që Peshteri, gjegjësisht i tërë Sanxhaku përsëri ra nën pushtimin serb.
Përveç ndjekjeve të kundërshtarëve të komunizmit dhe çarmatosjes, popullata e shqiptare e Peshteri u ballafaqua edhe me vështirësitë në kohën e mbledhjes së “tepricave” (otkupit) të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
Sali Makiqi- Makaj nga Baçica shqiptare e Peshterit, tregon një ngjarje shumë të dhimbshme, që kishte ndodhur gjatë kohës së aksionit të mbledhjes së tepricave të njohur si otkupi.
Dali Bibiqi nga Uglla e Peshterit, tregon ai, pasi ua kishin marrë gjithçka kishte pasur, atij pushtetarët i than: “Dali po të mungojnë edhe tre kilogram mish.” Ai me ironi iu kishe përgjigjur: “Mirë po ua paguaj”.
Jo i than, duhesh me dorzu mish të “gjallë”. Po, iu kishte thënë e kam një viç, merreni. Si, për tre kilogram mish me e dhënë një viç, e paske një këndues (gjel). Jo, kënduesin nuk e jap. Gjithçka që kam në shtëpi vajtojnë e kukasin vetëm ai këndon. Keni marrë gjithçka, asgjë nuk më keni lënë, kënduesin nuk e jap, së paku ai le të vazhdoj të këndoj.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…