Ata shpesh përshkruhen si të pamëshirshëm dhe të etur për gjak, të famshëm për mbretërimit e tyre tiranike. Historiani Sean Land na rrëfen për tetë perandorët më të përgjakshëm të Romës së Lashtë, nga perandori ilir Diokleciani tek Neroni.
Kemi dëgjuar për shumicën e perandorëve romakë. Disa nga ta i njohim si të çmendur, të këqij e shumë të rrezikshëm. Në fakt, siç historianët tregojnë, shumë nga perandorët e listës së mëposhtme kanë qenë administratorë të aftë. Disa perandorë, si Neroni apo Domiciani, kanë kaluar në histori si modele tiranësh paranojakë, ndërsa të tjerë, si Diokleciani, ishin administratorë të aftë që bënin një qeverisje të mirë. Edhe nën sundimin e perandorëve më të këqij, Roma vazhdoi të funksiononte, por përfshirja në jetën publike mund të kthehej në një biznes të rrezikshëm.
Tiberi (sundoi në vitet 14-37)
Tiberi ishte pasardhësi i Augustit, edhe pse Augusti nuk donte që Tiberi ta pasonte atë, por ishte vdekja e parakohshme e nipërve të tij, Gaius dhe Lusius, që bëri që Tiberi të merrte fronin. Tiberi ishte komandant ushtarak i zoti, dhe respektonte autoritetin e senatit. Megjithatë, për të pati një opinion të zymtë dhe dyshime që e çuan në grindje të ashpër me Agrippina-n, të venë e nipit të tij hero të luftës. Shumë persona që donin të arrinin pushtet Tiberi i arrestonte dhe ekzekutonte. Dyshimet mbi të kishte kudo dhe nga kushdo rreth tij. Ai u tërhoq në ishullin e Kaprit dhe ringjalli akuzën e lashtë të tradhtisë, duke e përdorur atë për të dënuar të gjithë të dyshuarit me vdekje. Historianët romakë na rrëfejnë një pikturë të jetës së Tiberit atje si një grabitqar i çoroditur seksual.
Gaius ose Kaligula (sundoi në vitet 37-41)
Gaius është i njohur për një sërë veprimesh të çuditshme, si shpallja e luftës në det dhe shpallja e vetes zot. Mbretërimi i tij ishte premtues në fillimet e veta, por pas një periudhe të vështirë që kaloi për shkak të një sëmundjeje, ai u bë paranojak, gjë që e çoi në sjellje të çrregullta, ku përfshihet këtu edhe incesti me motrën e tij, Julia Drusilla. Gaius kënaqej nga fakti që poshtëronte Senatin, duke deklaruar se ai mund të bënte konsull kë të dëshironte, madje edhe kalin e tij. Gaius ishte i etur për të krijuar kredencialet e tij ushtarake, edhe pse me fushatën e tij në Gjermani nuk arriti shumë dhe pushtimi i tij i dështuar i Britanisë u kthye në një luftë me zotin e detit, Neptunin. Thuhet se ai kishte urdhëruar trupat e tij të sulmonin dallgët me shpatat e tyre. Gaius e shpalli veten zot dhe përdorte statusin e tij hyjnor për të vendosur monarki absolute në Romë. Ai ndoqi shembullin e Tiberit duke përdorur gjykimet e tradhtisë për të eliminuar armiqtë, realë e imagjinarë. Pas sjelljeve të tij foshnjërore, ndaj tij u organizua një vrasje. Dhe mendohet që Gaius të ketë protestuar se nuk mund të vritej pasi ishte një Zot i pavdekshëm, gjë që nuk rezultoi e tillë.
Neroni (sundoi në vitet 54-68)
Neroni është një perandor romak të cilin ne të gjithë duam ta urrejmë, dhe jo pa arsye. Ai ishte një administrator i zoti, dhe rrethohej nga njerëz të aftë, përfshi dhe tutorin e tij – shkrimtarin Seneka. Megjithatë, ishte një vrasës i pamëshirshëm, duke filluar që me vrasjen e gjysmë-vëllait të tij, me të cilin supozohej të ndante pushtetin. Duke vazhduar me bashkëshorten e tij, Oktavia, të cilën e braktisi për të dashurën Poppaea, dhe më pas e ekzekutoi për tradhti bashkëshortore. Ndoshta për t’i bërë qejfin të dashurës së tij ai vrau dhe nënën e vet, që pas një komploti të shkuar keq për ta mbytur me një varkë, e rrahën për vdekje. Më vonë ai vrau dhe të dashurën pas një çasti zemërimi, ndërkohë që ajo ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tij. Pasioni i madh i Neronit për muzikën dhe poezitë e veta, bëri që ai të detyronte senatorët të uleshin e të dëgjonin recitalet e tij të pafundme e të kota. Neroni gjithashtu u urrye shumë pasi ndërtoi shtëpinë e tij të artë e të madhe në rrënojat e asaj që më parë ishte zona publike e Romës. Ai persekutoi një numër të madh të krishterësh dhe këmbëngulja e tij fëmijërore për të fituar famë në Lojërat Olimpike në Greqi, bëri që perandoria të përçahej. Neroni u rrëzua nga një revoltë ushtarake.
Domiciani (sundoi në vitet 81-96)
Domiciani ishte djali më i ri i gjeneralit Vespasian, i cili kishte dalë nga kaosi pas rënies së Neronit dhe kishte vendosur stabilitetin në jetën publike romake. Domiciani nuk trashëgoi asgjë nga sharmi i babait të tij, dhe kishte dyshime të mëdha nga njerëzit përreth tij, gjë që e çoi në paranojë, mbase edhe për shkak të arratisjes së tij dredharake gjatë luftës civile për rrëzimin e Neronit. Shumë qytetarë u vranë për dyshime komplotesh kundër tij, përfshi edhe 12 konsuj dhe dy kushërinj të tij. Sundimi i Domicianit u bë edhe më autokratik, dhe kërkoi që të trajtohej si Zot. Domicioani u kthye kundër filozofëve, duke dëbuar nga vendi shumë prej tyre. Domiciani u rrëzua pas një komploti të organizuar nga gruaja e tij Domicia, dhe më pas u godit me thikë nga një shërbëtor i pallatit. Disa historianë mendojnë se tirania e Domicianit ishte e ekzagjeruar, ndërsa të tjerë e kanë krahasuar atë me Sadam Hysenin e ditëve tona.
Komodo (sundoi në vitet 180-192)
Komodo ishte perandori i luajtur nga aktori Joaquin Phoenix në filmin Gladiatori. Komodo ishte një ndjekës i apasionuar i betejave të gladiatorëve, madje dhe vetë ai luftoi në arenë, shpesh herë i veshur si Herkuli, dhe që më pas e shpalli veten Herkuli romak. Komodo ishte djali i perandorit filozof Mark Aurelit. Edhe pse skena e filmit ku Komodo vret të atin është shpikje, është e vërtetë që ai ishte kundër çdo gjëje që vendoste i ati i vet. Komodo falimentoi thesarin romak dhe u mundua ta rimbushte atë duke ekzekutuar qytetarë të pasur të tradhëti në mënyrë që t’i konfiskonte pronën. Shumë shpejt, njerëzit filluan të thurnin komplote kundra tij, madje edhe vetë motra e Komodos. Komplotet dështuan, dhe ai vazhdoi të ekzekutonte më shumë njerëz, ata që kishin komplotuar kundër tij, ose nga ata që ai mendonte se do ta bënin në të ardhmen. Prefekti pretorian punësoi një atlet profesional që e mbyti Komodon në banjë.
Mark Aurel Antoni I (Karakalla) (sundoi në vitet 211-217)
Mark Aurel Antoni ishte djali i perandorit të aftë e efektiv Septimius Severus. Që të shmangte skenarit e ndarjes së pushtetit me të vëllain e tij Geta, Mark Aurel Antoni e vrau atë. Ai i trajtonte në mënyrë brutale kundërshtarët, dhe shfarosi të gjithë përkrahësit e Getës. Mark Aurel Antoni njihet për kompleksin e tij madhështor të banjove në Romë që mbanin emrin e tij, dhe për dhënien e shtetësisë romake për të gjithë njerëzit e lirë brenda perandorisë. Ai përpiqej të mblidhte paratë e nevojshme për shpenzimet e tij vetjake. Pasurinë e trashëguar nga babai i tij e ktheu në një deficit të rëndë. Mark Aurel Antoni I u vra nga një grup oficerësh.
Mark Aurel Antoni II (Elagabalus) (sundoi në vitet 218-222)
Ishte i afërm i gruas së Septimus Severus, e që më pas mori fronin pas vrasjes së Mark Aurel Antoni I. Edhe ky i fundit u dallua për mbretërimin e tij të çuditshëm. Mark Aurel Antoni ofendoi parimet morale e fetare romake. Si simbol i perëndisë së diellit ai përdori një gur të zi, gjë që për të cilën më parë do të ishte dënuar për vdekje. Romakët u ofenduan nga sjelljet seksuale të Mark Aurel Antonit. Ai njihej haptazi dhe për marrëdhëniet e tij seksuale me meshkuj. Vetëm pak historianë flasin mirë për Mark Aurel Antonin. Ai u vra nga një komplot i organizuar nga vetë gjyshja e tij.
Diokleciani (sundoi në vitet 284-305)
Mbase do duket e padrejtë ta përfshish Dioklecianin në këtë listë, pasi ai është i njohur për vendimin e rrezikshëm që mori për ta ndarë qeverinë e Perandorisë Romake në dy pjesë, duke bërë bashkë-perandor Mark Aurel Maksimianin. Diokleciani ishte një administrator i mirë, dhe arriti të mbante të bashkuar strukturën e ndarë të komandës në kohën kur perandoria romake u vu nën presion të madh nga armiqtë e jashtë kufijve. Por ajo që e bën Dioklecianin pjesë të kësaj liste, ishte persekutimi i pamëshirshëm i të krishterëve. Diokleciani kërkonte një zhdukje totale të fesë. Kishat u shkatërruan, shkrimet e u dogjën e priftërinjtë e krishterë u burgosën. Të krishterët që refuzuan të heqin dorë nga besimi i tyre u torturuan dhe u ekzekutuan. Në një kohë kur bashkimi ishte thelbësor për mbijetesën e perandorisë, frika ishte ajo që Diokleciani reflektonte. /Telegrafi/
Një akt heroik i mrekullueshëm. Historia e Rilindjes zbulon kufirin e humbur ku Lindja u…
Zhurmat, smogu dhe pagesat mund të jenë paksa të lodhshme kur jeton në qytet. Kush…
Ajo që dimë është se universi zgjerohet. Por çfarë zgjerohet brenda? Dhe a ka…
Në pamje të publikuara në rrjetet sociale nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, shihet…
Ndryshe nga markat që investojnë fuqishëm në reklama tradicionale, Rolex ka zgjedhur një strategji…
Pushtimi serb i Kosovës në vjeshtën e ftohtë të vitit 1912 bëri jehonë në shtypin…