<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ekspeditë arkeologjike në Antigonenë antike të Shqipërisë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka njoftuar se ka nisur ekspeditë arkeologjike në Antigone, parkun arkeologjik afër Gjirokastrës.

“Ditë emocionuese në Antigonenë e historisë dhe bukurive të mëdha”, ka shkruar ky institucion në një njoftim në rrjete sociale. Ekipi i udhëhequr nga Roberto Perna dhe Sabina Veseli, ka nisur ekspeditën arkeologjike duke eksploruar thellësinë e historisë nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në gjithë territorin e Parkut Arkeologjik, Hadrianopoli dhe vendbanimet e Luginës së Drinos.

“Përveçse një aventurë e bukur që do të na shoqërojë për disa javë ndërsa eksplorojmë nëntokën, kjo eksperiencë do të na kthejë pas në kohë për të zbuluar artefaktet që kanë qenë të mbuluara me shekuj”, shkruhet në njoftim. Sipas shënimeve, Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Vendbanimi brenda mureve fortifikuese të shekullit III ka një sipërfaqe prej 45 hektarësh, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 hektarë. Mbi vendndodhjen e Antigonesë ka pasur hipoteza të ndryshme derisa kërkimet arkeologjike të viteve ‘70 dhanë dëshmi të sigurta për këtë. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro.

“Qyteti fortifikohet me mure të fuqishme në fillim të shekullit III para Krishtit, ndërsa nuk përjashtohet që në atë vend të ketë pasur një vendbanim më të hershëm të riemëruar më pas nga Pirro. Qyteti dominonte Luginën e Drinosit, që ishte një zonë rurale e pasur dhe për të mbrojtur gjithë këtë territor kishte edhe fortesa të tjera periferike: fortesa e Leklit në veri, e Labovës në lindje dhe e Selosë në jug”, shkruhet në shënime.

Në kryqëzimin kryesor të zbuluar ndodhen rrënojat e një kishe mesjetare (shek. IX-X). Ajo është një kishë e vogël dhe është ndërtuar kur qyteti antik ishte shkatërruar dhe sistemi i vjetër urbanistik ishte zhdukur. Gjetjet arkeologjike në ambientet e punës (zejtarisë) kanë dhënë dëshmi për aktivitetet ekonomike që kryenin banorët e qytetit. Për këtë arsye disa banesa kanë marrë emra të përveçëm konvencionalë, si banesa e lëkurëpunuesit, banesa e tezgjahistes, apo banesa e karrocierit. Në këtë të fundit është zbuluar një rrotë qerreje prej hekuri, një gjetje arkeologjike mjaft e rrallë. Në gërmimet arkeologjike në Antigone kanë dalë në dritë mjaft objekte interesante, ndër të cilat spikasin ato prej bronzi. Figurina prej bronzi e sfinksit është ndoshta ajo më interesantja. Gjetje tjetër e rëndësishme janë teserat prej bronzi me emrin e qytetit të stampuar mbi to. Këto përdoreshin, sipas arkeologëve, nga qytetarët për votime. Gjetja e këtyre teserave ishte prova definitive që vërtetoi vendndodhjen e Antigonesë.

Megjithëse Antigonea nuk përmendet në burimet historike si vendbanim në antikitetin e vonë (shek. IV-VI), të dhënat arkeologjike tregojnë se ajo ka vazhduar të ekzistojë edhe në këtë periudhë.

“Antigonea – qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Ky qytet ilustron një histori sfiduese të një prej qytetërimeve më të rëndësishme të antikitetit në Shqipëri dhe në botë, që i përkasin periudhës së shekujve III dhe II para Krishtit. Disa objekte kulti i përkasin periudhës së parë të kristianizmit. Antigonea u ndërtua me urdhër të Pirros, Mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit për nder të gruas së tij Antigonea, si një dhuratë dashurie. Qyteti në fakt mbijetoi shumë pak, vetëm dy shekuj, pasi u dogj brenda natës me urdhër të gjeneralit romak Amelius Paulus si hakmarrje ndaj Pirros”, përshkruhet ky qytet nëpër guidat turistike./koha.net

InForCulture

Recent Posts

Vendoseni këtë erëz pranë dritareve dhe dyerve për të parandaluar buburrecat

Insektet bëhen një shqetësim gjithnjë e më i zakonshëm gjatë pranverës dhe verës, veçanërisht kur…

15 hours ago

Terapia e re kundër kancerit jep shpresë të madhe: Te disa pacientë tumoret u zhdukën plotësisht

Pas rezultateve që po tërheqin vëmendjen në ASCO 2026, studiuesit po e zgjerojnë testimin e…

16 hours ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me kanabisin, pasi…

2 days ago

Pse nuk ka dhomë me numrin 420 në shumë hotele?

    Ndoshta nuk e keni ditur që numri 420 është i lidhur ngushtë me…

2 days ago

Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Albert Vataj Gojësh të mylmyera me mirësi, vjen një ngjarje e vogël në pamje, por…

3 days ago

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Gjatë temperaturave të larta të verës, kondicionerët bëhen të domosdoshëm, por shumë njerëz janë të…

3 days ago