<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kush kanë qenë Parthinët – Të parët tanë?

Shpalime historie

KUSH KANË QENË PARTHINËT – TË PARËT TANË?

Abdulla Mehmeti

“Parthinët, popull i Ilirikut”

– Lempriere’s Classical Dictionary

Në nivel ndërkombëtar janë zhvilluar diskutime të gjera shkencore për vite me radhë në lidhje me sigurimin e burimeve historike relevante për të kaluarën e lashtë të popujve të Evropës, me qëllim të pastrimit të historisë nga shtrembërimet dhe falsifikimet e saj nga qarqe të ndryshme të propagandës, sidomos nga grekët dhe sllavët, si edhe nga disa studiues evropianë, të cilët i kanë kopjuar këto teza dhe teori pa i verifikuar ato në bazë të burimeve historike relevante.

Njëra nga këto të vërteta historike, për të cilën kam publikuar disa shkrime, analiza dhe studime për vite me radhë, është edhe teza ime se, PARTHINËT (parë-tanë; të parët tanë) kanë qenë populli i lashtë, ndoshta si emër etnik më i hershëm se emrat pellazgë dhe ilirë, paraardhësit e Arbërve (Albanëve), Shqiptarëve të sotëm.

Këtë e dëshmojnë gjurmët e lashta të fiseve, rajoneve gjeografike, dhjetëra qyteteve, nga parahistoria dhe periudha antike, me një shtrirje të gjerë në të gjithë hapësirën ku kanë jetuar pellazgët-ilirët, albanët.

Këtë tezë do ta zhvillojmë edhe më tej, por kësaj radhe ju paraqesim këtë të dhënë shkencore nga studiuesit e huaj, për t’i inkurajuar edhe studiuesit shqiptarë, që të kenë qasje të plotë në lidhje me zhvillimin dhe mbështetjen e kësaj teze.

Lempriere’s Classical Dictionary, explains: “Parthini, a people of Illyricum” – Illyricum is southeast Europe.

Lempriere’s Classical Dictionary, shpjegon: “Parthinët, një popull i Ilirikut” – Iliriku është Evropa Juglindore.

(25 mars 2023)

***

Për lexim shtesë, nga studiues të tjerë:

PARTHINËT / PARTHINI

The Parthini or Partheni or Peerthenetai were Illyrians, part of the Taulantii who may be placed to the north in the mountainous neighborhood of Epidamnus, and thus, next to the Taulantii. After the death of Philip, king of Macedon, they appear to have been added to the dominions of Pleuratus, an Illyrian prince allied to the Romans. Their principal town was Parthus (today Berat- “bardha” (i/e bardhe, and possibly the Slavic name Berat (Beligrad-white city , was based on a illyrian toponym . ) which was taken by Caesar in the course of his campaign with Pompeius. The double-hilled Dimale, the strongest among the Illyrian places, with two citadels on two heights, connected by a wall, was within their territory. There is no indication, however, of its precise situation, which was probably between Lissus and Epidamnus. Livy (59 BC – 17 AD), mentions two other fortesses: Eugenium and Bargulum.

Parthinët ishin një fis ilir, banorë të trevës midis lumit të Matit dhe lumit të (Semanit). Në perëndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, në lindje me dasaretët tek malet Polis-Kamje. Përmenden që më 229 p.e.s. në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir.

“Parthinet zhvilluan bashkesine (koinon) me te rendesishme, e cila perhapej deri ne brendesi mbas Durresit dhe Apollonise. Ishte ne kete kohe qe Parthinet, kryeqyteti i te cileve ishta Partha mund te identifikohet me qytetin e sotshem te Beratit, shfaqen ne skenen politike.

Fjala “partha” mund te shpjegohet prej Shqipes “bardha” (i/e bardhe), dhe ka mundesi qe emri Sllav Berat (Beligrad-qyteti i bardhe) u bazua ne nje toponim Ilir.” N. Ceka, “From Illyrians to Albanians”.

Credit: Strabo – Polybius – Stephanus of Byzantium -Julius Caesar Commentarii de Bello Civili iii. 41 -Livy. 29 12- N.Ceka /Trungu & InforCulture

InForCulture

Recent Posts

Këta persona nuk duhet të konsumojnë qershi: Mjekët paralajmërojnë për rreziqet e fshehura

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara të verës. Ato janë të pasura me vitamina,…

14 minutes ago

Ja pse duhet të hani arra çdo ditë

  Arrat janë mjaft të përdorshme dhe ju rekomandojmë që t’i konsumoni çdo ditë. Ato…

4 hours ago

Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

  Rrjedhja e gjakut nga hunda është një problem i zakonshëm që mund të shkaktohet…

5 hours ago

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë?

  Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe…

6 hours ago

Gjunjët ju lëshojnë apo ju dhembin? Këto tri ushtrime mund t’ju ndihmojnë t’i forconi

  Stabiliteti i gjurit varet nga bashkëpunimi i muskujve të kofshës, ijëve dhe vitheve, prandaj…

6 hours ago

Si t’i lehtësoni dhimbjet e fytit

  Gjatë ditëve të ftohta, të gjithë përballemi me dhimbje të fytit. Në vend që…

6 hours ago