Trupat e njerëzve strehojnë trilionë baktere, pa të cilat nuk mund të jetojnë, me densitetin më të lartë në zorrë.
Por a e dëmtojnë përgjithmonë këtë pjesë të rëndësishme të trupit sa herë ato merren?
“Mikrobioma e zorrëve është një rrjet kompleks i formave të jetës mikrobiotike dhe të gjitha gjërave që u nevojiten për të mbajtur veten në pjesën e poshtme të trupit”, thotë James Kinross, një kirurg kolorektal, konsulent në Imperial College London, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Mikrobioma e zorrëve luan një rol të madh në ruajtjen e shëndetit, duke përfshirë rregullimin e sistemit imunitar dhe ndihmën e tretjes. Dhe ekspertët argumentojnë se antibiotikët janë një nga kërcënimet më të mëdha për mikrobiomat e zorrëve. Antibiotikët, që zakonisht përshkruhen për të trajtuar dhe parandaluar infeksionet bakteriale, janë një gur themeli i mjekësisë moderne.
Por në procesin e synimit të baktereve që shkaktojnë infeksion në trupin tonë, antibiotikët gjithashtu mund të fshijnë pa dashje bakteret e tjera në trup.
Ka shqetësime në rritje midis shkencëtarëve në lidhje me implikimet shëndetësore të varësisë në rritje te antibiotikët; ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, recetat globale të antibiotikëve u rritën me 65%. Problemi me këtë përdorim në rritje të antibiotikëve është i dyfishtë: dëmtimi i shkaktuar në mikrobiomat e zorrëve dhe rritja e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve.
Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…
Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…
E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…
Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…
Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…