Stuhia tropikale Idalia u përforcua në një uragan dhe po lëviz drejt bregut të Floridës në Gjirin e Meksikës, ku autoritetet po u bëjnë thirrje miliona banorëve që të përgatiten për t’u evakuuar përpara mbërritjes së saj të mërkurën në mëngjes me orën lokale.
Idalia u përforcua në një uragan të kategorisë 1 herët në mëngjes, me erëra maksimale prej 80 mph. Sistemi pritet të “intensifikohet me shpejtësi” dhe mund të bëhet një uragan i fuqishëm i kategorisë 3 përpara se të mbërrijë në Florida, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Sllavko e Igor Simiq në Amerikë, Trajkoviq: Taktikë e SHBA, që Vuçiq të pa…
Guvernatori i shtetit, Ron DeSandis, në një konferencë për shtyp që dha, u bëri thirrje të gjithë banorëve të përgatiten. “Ky është një uragan i madh. Do të jetë një uragan i fuqishëm dhe patjetër do të prekë shtetin e Floridës”, theksoi ai.
Zyrtarët lokalë tashmë po përgatiten të lëshojnë urdhra evakuimi, shtoi guvernatori, duke vënë në dukje gjithashtu se ndërprerjet e energjisë elektrike janë të mundshme. “Mos harroni, nëse ju thonë të largoheni, nuk keni pse të bëni qindra kilometra, nuk keni pse të largoheni nga shteti. Thjesht duhet të lëvizni në zona malore,”tha DeSandis.
Disa shkolla pritet të pezullojnë mësimin. /Abc news
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…