<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Dallimi mes të qenit punëtor dhe i varur nga puna

Të punuarit fort mund t’ju sjelli përfitime apo ngritje në detyrë. Por edhe, mund t’ju dëmtojë edhe shëndetin apo të prishë lidhjen në familje. Si e kuptoni kur duhet të ndaloni?

Ka diferenca të vogla ndërmjet të qenit punëtor dhe i varur prej punës. Nëse në kohën e lirë ndiheni nervoz apo kurrë nuk jeni i kënaqur nga puna që bëni janë tregues që po punoni shumë fort.

Disa prej ndikuesve më të mëdhenj në LinkedIn peshuan këtë javë mënyrat se si të kuptoni nëse jeni i varur prej punës dhe si të ndaloni. Ja çfarë kanë thënë ato:

Punëtori dhe i varuri duken njëjtë nga jashtë, të dy duken që punojnë fort. Diferenca më e madhe qëndron se si ndihen individualisht në marrëdhënie me punën e tyre.

Pikë së pari ka një diferencë ndërmjet të bërit punë dhe të qenit i zënë. Qëllimi numër 1 i të varurit nga puna është që të jetë gjithë kohës i zënë. Të varurit zënë çdo hapësire kohe që kanë me punë, pasi ndjehen të pasigurte kur nuk bëjnë asgjë. Pasiguria vjen nga mosnjohja e vlerës së tyre. Ata mendojnë se sa më të zënë do të jenë aq më të rëndësishëm janë.

Punëtorët e dinë se ku kanë arritur sukses në një detyrë apo projekt. Të varurit nga ana tjetër nuk e dinë se çfarë është e mjaftueshme.

Gordon shkroi se ndërsa punëtorët e dinë vlerën e tyre, të varurit mbështeten mbi vlerësimet nga jashtë. Ata presin gjatë gjithë kohës për vlerësime nga të tjerët, apo nga rishikime vjetore për të kuptuar nëse janë mirë apo keq.

E fundit, por jo për nga rëndësia, sqaroi Grodon, të varurit nuk mund të bëjnë diferencat midis asaj që mund dhe asaj që nuk munden të kontrollojnë. Punëtorët mbështeten në përpjekjet e tyre, inputet dhe outputet. Kjo është krejt e ndryshme nga dikush që fokusohet vetëm në rezultat. Dëshira e tyre për t’u krahasuar i çon shpesh herë në gjykim të gabuar të vetes duke përdorur një matës që jo gjithmonë lidhet më përpjekjet.

Ndonjëherë, sfida më e madhe e të qenit i varur prej punës është se nuk e di se je i varur prej saj. Peterson nxjerr në pah disa nga shenjat që tregojnë se po punoni shumë dhe si të ndaloni.

Një redaktor i Chicago Sun-times tha se nuk mund të merrte pushime. Ai kishte frike se vendi do të kthehej përmbys pa praninë e tij. Nëse mendoni se universi varet nga ju, jeni në prikën kritike të stresit. Punësoni njerëz që do të bëjnë punën më mirë seç e bëni ju vetë dhe festoni për sukseset e tyre, hapini rrugë atyre dhe ringarkoni bateritë.

Shenjë tjetër? Shprehja juaj e preferuar është: “A e morët email-in?” Email-et janë një thikë me dy presa. Nëse jeni të disiplinuar shërben për të kursyer kohë. Në të kundërt, do të kthehet në një ndërhyrës të vazhdueshëm. Qëndroni larg emaileve për pak kohë, këshilloi Peterson.

Nëse je gjatë gjithë kohës me vonesë, kjo është shenjë paralajmëruese për të ngadalësuar. Vendosni që të shkoni 5 minuta më herët në çdo takim apo ngjarje. Kjo do të reduktojë cilësinë e mendimit dhe të punës, si dhe do t’ju ndihmojë të vendosini në kornize përparësitë dhe fokusin. Në këtë mënyrë do të bëni një pushim të shkurtër mendor.

Tjetër shenjë e të varurit nga puna dhe njeriut bezdisës është se jeni i pamundur për tu kënaqur. Ushqimi asnjëherë nuk ju duket i mirë mjaftueshëm, të ardhurat nuk janë asnjëherë të larta sa duhet… por ka një zgjidhje, ndërroni mendje dhe përsëritini vetës: Kam çdo gjë që me nevojitet.

Peterson gjithashtu nënvizoi se shumica e të varurve jetojnë ose në të shkuarën ose në të ardhmen. Të dy këto sinjale tregojnë se po jetoni jashtë së tashmes, një ves që ju çon vetëm në stres. Të mësuarit për të jetuar të tashmen është po aq e rëndësishme sa vështrimi për të ardhmen.

InForCulture

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

4 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

4 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

5 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

5 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

5 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

6 hours ago