Në kopshtin zoologjik “Thomas Belt” në Nikaragua, një puma ka lindur një këlysh të rrallë albino.
Sipas vlerësimeve të veterinerit të kopshtit zoologjik, Carlos Molina, është një nga vetëm katër pumat albino të tilla në botë – raporton Reuters.
Edhe pse këlyshi është i shëndetshëm dhe ushqehet mirë, Molina paralajmëron se është ende herët, sepse pumat albino kanë nevojë për shumë kujdes, ndër të tjera, sepse janë të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit.
Këlyshi albino dhe dy të këlyshët tjerë mbahen në një kafaz të mbyllur, në mënyrë që nëna të mos jetë e stresuar dhe të mos i ngatërrojë aromat njerëzore me ato të porsalindurve, gjë që mund ta shtyjë atë t’i sulmojë këlyshët e saj.
Partneri i saj ndodhet në një zonë të posaçme, sepse dihet se pumat mashkullore i vrasin këlyshët e tyre.
Reklama
Kopshti zoologjik planifikon t’ia prezantojë pumat publikut të gjerë kur të kenë mbushur tre vjet. /Telegrafi/
Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…
Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…
E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…
Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…
Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…