Categories: KURIOZITETE

Çfarë ka ndodhur më 23 gusht?

23 Gushti është dita e 235-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 130 ditë.

1541 – Studiuesi francez Zhak Kartier zbret afër qytetit Quebec City në udhëtimin e tijë të tretë në Kanada.

1565 – Turgut Reis, komandant i flotës Osmane, vritet gjatë rrethimit të Maltës (80 vjeç). Karrierën ushtarake, Turgut ose Dragut, e kishte filluar më 1520, kur iu bashkua flotës së shqiptaro osmanit Hajredin Barbarossa, i cili do të bëhet mbrojtësi dhe shoku i tij më i mirë. Turgut u ngrit shpejt në gradë nga Barbarossa dhe iu dha komanda e 12 anijeve. Në qershor dhe korrik 1538 ai shoqëroi Hajredinin në ndjekje e flotës veneciane në Adriatik, ndërsa morrën disa fortesa përgjatë brigjeve shqiptare, si dhe në Gjirin e Prevezës dhe ishullin Lefkada. Turgut Reis vazhdon të gëzojë famë të madhe dhe respekt në Turqi, ku qyteti i lindjes së tij është quajtur Turgutreis.

1611 – Ekuipazhi i eksploruesit Henry Hudson, në udhëtimin e tij të katërt në Hemisferën perëndimore, ngre krye – ata e vendosin Henrin, djali i tij, dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit besnikë të tij në një barkë dhe e lëshojnë në atë që sot quhet Gjiri Hudson; prej tyre kurrë nuk u dëgjua më përsëri; disa thonë era i shtyu në oqean dhe u mbytën, të tjerë mendojnë se u kapën nga banorët indianët dhe u vranë. Dy vjet më parë, më 1609, Henry, në udhëtimin e tij të tretë, në kërkim të një rruge detare në Azi, mbërriti në Botën e re dhe zbuloi lumin që do t’i jepte emrin e tij, Hudson. Më shumë eksplorues evropianë dhe kolonë duke ndjekur hartat e Hudsonit, ndërmorrën udhëtimet e tyre drejt Amerikës së Veriut. Më 1625, holandezët krijuan një koloni të re, të quajtur New Amsterdam (Nju Jork), në grykën e lumit Hudson. Ata gjithashtu ndërtuan qendra tregtare a limane përgjatë brigjeve aty pranë. Ndërsa Henry Hudson, i cili kurrë nuk gjeti rrugën e tij për në Azi, kujtohet gjerësisht si eksplorues që nxiti interesin evropian në Amerikën e Veriut. Sot emri Hudson ndeshet në rrugë, sheshe, shkolla, ura dhe madje edhe qytete.

1614 – Themelohet Universiteti i Groningenit.

1617 – Hapet rruga e parë një kahëshe në Londër.

1642 – Në Kembrixh të kolonisë Masaçusetsit përurohet universiteti “Harvard”, një nga shkollat e larta më me ndikim në histori dhe pasuri.

Universiteti u quajt “Harvard” për nder të klerikut John Harvard, një anglez që kishte emigruar në Amerikë dhe kur vdiq, pasurinë ia la kolonisë Masaçusets me porosinë që të përdorej për nxitjen e arsimit. “Harvard” është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Amerikë. Universiteti “Harvard” ka Bibliotekën më e madhe akademike në Shtetet e Bashkuara, dhe një nga më të mëdhatë në botë. Tetë presidentë amerikanë janë diplomuar nga ky universitet dhe 144 laureatë të çmimit “Nobel” kanë qenë studentë ose profesorë të kësaj shkolle. Nga “Harvard” gjithashtu kanë dalë rreth 62 miliarderë, shumica amerikanë. I vendosur rreth 5 km në veriperëndim të Bostonit, unversiteti  filloi të tërheqë edhe vëmendjen e shqiptarëve emigrantë të përqendruar me shumicë në atë zonë.

Fan Noli mbërriti ne Boston në viti 1906. Më 1908 filloi studimet në “Harvard” dhe në vitin 1912 u diplomua (grada baçelor).

Rreth atyre viteve, studime në universitetin e Harvardit ndoqën edhe Faik Koncia, Kosta Çekrezi, Kristo Dako, Koço Tashko etj. Në atë kohë, shqiptarët në universitetet amerikane e veçanërisht në “Harvard” ishin të rrallë.

1651 – Çarlsi II i Anglisë hyn në Worcester dhe fillon luftën.

1683 – William Penn nënshkruan një traktat miqësie me fiset indiane në territorin që do të merrte emrin e tij, ‘Penn-silvani’, koloni britanike – sot shteti amerikan Pensilvani. Penn vinte nga një familje e pasur britanike; pikëpamjet fetare të Pennit ishin shumë shqetësuese për babait e tij, Admiral William Penn, i cili nëpërmjet shërbimive detare për mbretin Charles kishte fituar pasuri në Irlandë dhe shpresonte që i birit do të bëhej edhe më i suksesshëm. Por në vitin 1668, William Penn i riu u burgos pasi shkroi një dokument ku kritikonte doktrinën e trinisë së shenjtë. Me ndërhyrjen e miqve pranë mbretit, ai u dërgua në Amerikë ku iu dha për administrim një territor për kolonizim. Penn bëri paqe me autoktonët, dhe e hapi territorin për tregti pa dallim gjuhe a kombësie, me gjithë Evropën; si rezultat, kolonë të shumtë u dyndën në Pensilvani. Kolonia u bë e pasur, por administratori i saj mbeti ai që ishte, ndoshta më i varfër. Në fakt, William Penn, më vonë, do të burgosej në Angli për borxhe dhe, në kohën e vdekjes më 1718, ai ishte pa para.

1708 – Meidingnu Pamheiba emërohet mbret i Manipurit.


1713 – Kanada; Banorëve francezë të Akadias u jepet 1 vit afat për të deklaruar besnikërinë për Britaninë ose të lënë Nova Scotian.

1775-Mbreti Xhorxh i Tretë i Anglisë deklaroi se kolonitë britanike në Amerikë ishin në rebelim të hapur. Armiqësitë ndërmjet kolonëve amerikanë dhe mëmëdheut kishin marrë tipare të dhunshme për shkak të, siç shpreheshin amerikanët, “taksave të papranueshme” të vendosura nga Parlamenti Britanik. Kolonët thonin se taksat e vendosura mbi çajin, dokumentat ligjore, gazetat dhe prodhimet e eksportuara ishin të paligjshme sepse ata nuk kishin përfaqësues në Parlament kur hynë në fuqi këto masa, megjithëse ishin qytetarë britanikë. Në atë kohë, pjesa më e madhe e kolonëve nuk donte armiqësi me Britaninë. Ata shpresonin që luftimet që po zhvilloheshin nga kolonët me tendenca radikale separatiste të përfundonin shpejt, pasi qeveria britanike t’u njihte kolonëve të drejta të plota si qytetarë anglezë. Megjithatë, me vazhdimin e luftimeve, marrëdhëniet ndërmjet kolonive dhe Anglisë u ashpërsuan më tej, dhe brenda një viti filloi revolucioni nën thirrjet për pavarësinë e Amerikës.

1806 – Përfundon ekspedita “Lewis dhe Klark”. Dy eksploruesit u kthyen triumfalisht në Saint Luis pas një udhëtimi trevjeçar në territorin që shtrihej midis lumit Mizuri dhe Oqeanit Paqësor – një sipërfaqe prej 1 milion e 300 mijë km2 e territorit të Luizianës, që Shtetet e Bashkuara kishin blerë prej Francës më 1803.

1833 – Ndalohet skllavëria në kolonitë Britanike.

1846 – Planeti Neptun u vëzhgua për herë të parë nga astronomi gjerman Johann Gottfried Galle. Edhe pse planeti është rreth 30 herë më larg nga Dielli sesa Toka, Galle arriti ta dallojë atë. Më parë, Galle kishte studiuar unazat e Saturnit dhe sugjeroi një metodë të re për të matur shkallën e sistemit diellor duke respektuar ndryshimin e drejtimit të asteroideve. Planeti i ri, një gjigand prej gazi, u quajt Neptun, sipas emrit të perëndisë romake të detit. Neptuni është planeti i tetë dhe më i largëti i sistemit tonë diellor.

1862- Shkrimtari rus, konti Leo Tolstoi, 34 vjeç, martohet me 17-vjeçaren Sofie Andrejevna Behr. Gjatë 17 viteve të ardhshme, ata patën 13 fëmijë. Tolstoi vdiq në vitin 1910, duke lënë pas më shumë se 100 vepra letrare e filozofike. Familja Tolstoi la Rusinë në periudhën e Revolucionit Rus, 1918, dhe pasardhësit e shkrimtarit të madh sot jetojnë në Suedi, Gjermani, Britani, Francë dhe Shtetet e Bashkuara – përfshi këngëtaren e njohur suedeze të muzikës xhaz, Viktoria Tolstoi.

1869 – Vdiq në Jena të Gjermanisë diplomati Johann Georg von Hahn, ekspert i gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare. Hahn lindi në Frankfurt mbi Main. Në vitin 1847, ai u emërua konsulli austriak në Janinë dhe pastaj konsull i përgjithshëm në Athinë. Hahn konsiderohet si themelues i studimeve shqiptare. Me të dhënat gjuhësore e kulturore me burim shqiptar të grumbulluara prej tij, ky filolog i huaj demonstroi se shqipja i përket familjes indo-evropiane të gjuhëve.

1913 – Lufta e Dytë Ballkanike: Grekët mposhtin bullgarët në betejën pranë liqenit Doiran. Bullgarët u tërhoqën në veri pas disa orë luftimesh. Dorian është liqeni i tretë më i madh pjesërisht në Republikën e Maqedonisë pas liqenit të Ohrit dhe të Prespës.

1913 – Shqiptarët në Maqedoninë perëndimore kundërshtojnë me armë vendimin e komisionit të posaçëm ndërkombëtar të kufijve që i la ata jashtë shtetit shqiptar. Në këtë kundërshtim bashkohen edhe forca nën udhëheqjen e Isa Boletinit, ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit. Kryengritësit marrin kontrollin e qyteteve Gostivar, Strugë e Ohër, krahas Kërçovës, Gjakovës dhe Peshkopisë, duke zmbrapsur trupat serbe. Gjithashtu Prizreni u sulmua, ndërsa luftime kishin shpërthyer për rreth Tuzit dhe Gucisë. Si rrjedhim, ushtria serbe, e përqendruar në Dibrën e madhe, u mobilizua, dhe nën pretekstin e ndjekjes së kryengritësve fillon marshimin drejt bregdetit Adriatik për në Durrës, duke i shtyrë shqiptarët shumë brenda përtej kufijve të 1913-s.

1914 – LPB: Japonia i shpall luftë Gjermanisë dhe bombardon qytetin Qingdao, Kinë.

1921 – Faisal I emërohet Mbret i Irakut.

1924 – Largësia mes Tokës dhe Marsit është më e vogla që nga shekulli X.

1927 – Anarkistët italian Sacco dhe Vanzetti u ekzekutua në Boston, Massachusetts pas vërtetimit të fajësisë për vrasje të shkallës së parë.

1939 – Firmosja e paktit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop që do të firmosej nga Nazistët dhe Sovjetikët. Ky pakt ishte i fshehtë dhe kishte si synim kryesisht formimin e një protokolli për të realizuar ndarjen e Evropës qendrore, ndërmjet Nazistëve dhe Sovjetikëve.

1939 – Sigmund Freud, themeluesi i psikoanalizës, vdiq në Londër. Ai kishte ikur nga Vjena pak pasi trupat naziste hynë në Austri më 1938, ndërsa katër motrat e tij qëndruan në Vjenë. Ato vdiqën a u vranë në kampet naziste të përqendrimit. Ana Frojd, më e vogla nga gjashtë fëmijët e tij, u bë një psikoanaliste e njohur. Frojdi doli i pari me idenë se mendja është e ndarë në tri pjesë: id, ego dhe superego. Sipas Frojdit, uni ose egoja është vija e parë e mbrojtjes së vetes nga tjetri, duke u përpjekur të balancojë dy ekstremet, id dhe superego.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Udhëheqësi gjerman Adolf Hitler viziton Parisin; ai sapo kishte pushtuar gjithë Francën.

Më 23 gusht, 1942, Gjermanët arrijnë Vollgën, në veri të Stalingradit. Gjermanët pa humbur kohë, do të bombardojnë qytetin duke shkatërruar shtëpitë prej druri. Shkatërrimi i këtyre të fundit u bë me qëllim që të dëmtoheshin uzinat moderne të sovjetikëve. Këto luftime do të përgatisnin terrenin për fillimin e betejës së Stalingradit.

Beteja e Stalingradit ndërmjet Gjermanisë dhe aleatëve dhe Bashkimit Sovjetik konsiderohet shpesh herë si ngjarja që i dha një drejtim tjetër Luftës së Dytë Botërore. E zhvilluar në Stalingrad, kjo është beteja më e përgjakshme në historinë e njerëzimit me 1.5 milionë të vdekur.

1943 – LDB: Çlirohet qyteti Kharkov.

1944 – LDB: Çlirohet qyteti Marseille.

1948 – U themelua Këshilli Botërorëi Kishave.

1958 – Emetohet filmi i vizatuar Knighty Knight Bugs.

1959 – Klaus Fuchs, i dënuar si spiun në Projektin Manhattan u lirua pas vetëm nëntë vjetësh burg dhe lejohet të emigrojnë në Dresden të Gjermanisë Lindore ku ai e vazhdoi karrierën e tij shkencore. Projekti Manhaten ishte një program shkencor amerikan për krijimin e bombës bërthamore. Në fillim të vitit 1939, komuniteti shkencor në botë zbuloi se fizikanët gjermanë kishin mësuar të fshehtën e zbërthimit të një atomi uraniumi. Frika u përhap shpejt mbi mundësinë e shkencëtarëve nazistë për ta shfrytëzuar këtë energji për të prodhuar një bombë të aftë për shkatërrime të paimagjinueshme. Shkencëtarët Albert Einstein, i larguar nga Gjermania nga persekutimi nazist, dhe Enriko Fermi, i arratisur nga Italia fashiste, jetonin në Shtetet e Bashkuara. Ata ranë dakord se presidenti duhet të informohej për rreziqet e teknologjisë atomike në duart e fuqive të Boshtit. Nga Nju Jorku, Fermi udhëtoi në Washington në mars për të shprehur shqetësimet e tij pranë zyrtarëve të qeverisë. Një vit më vonë, Ajnshtajni i shkroi një letër presidentit Roosevelt ku i kërkonte zhvillimin e një programi kërkimor atomik. Roosevelt nuk e pa domosdoshmërinë dhe as dobinë për një projekt të tillë, por ra dakord për të vazhduar ngadalë. Në fund të vitit 1941, përpjekja amerikane për të hartuar dhe për të ndërtuar një bombë atomike mori emrin e koduar – Projekti Manhattan. Prova e parë e bombës atomike u bë në poligonin Los Alamos, Nevada në maj 1945. Ndërkohë që Gjermania naziste kapitulloi, Japonia ende vazhdonte luftën. Bomba e parë, me urdhër të presidentit Harry Truman, u hodh më 6 gusht 1945 në qytetin Hiroshima të Japonisë – bomba me emrin e koduar “Little Boy” shkaktoi 140,000 vdekur. Bomba e dytë u hodh më 9 gusht 1945 në Nagasaki. Emri i koduar i bombës ishte “Fat Man” dhe la 74,000 vdekur. Japonia u dorëzua. Sa për Klaus Fuchs, ai u zgjodh anëtar i Akademisë Shkencave gjermano-lindore dhe u emërua më vonë zëvendës drejtor i Institutit për Kërkime Bërthamore në Rossendorf, ku shërbeu deri sa doli në pension në vitin 1979. Ndërsa emri i tij, Fuks, u bë sinonim përçmues (nën zë, në çdo gjuhë) për agjentët a spiunët në shërbim të komunistëve në vendet e Evropës Lindore.

1962 – U bë lidhja e parë e drejtë për drejtë televizive mes Shteteve dhe Evropës përmes satelitit Telstar.

1973 – Një zjarr në një shtëpi në Hull, Angli vret një djalë gjashtë vjeçar; zjarri quhet aksident; më vonë del se ky fëmijë ishte viktima e parë e 26 vdekjeve gjatë 7 viteve të ardhshme nga zjarrvënësi Peter Dinsdale.

1982 – Kinezo amerikani Vincent Chin vdes, 26 vjeç, në gjendje kome pasi ishte rrahur në Highland Park, Michigan më 19 qershor, nga dy punëtorë të industrisë së automobilëve që e kishin gabuar atë për japonez; dy punëtorët ishin zemëruar në lidhje me suksesin e kompanive japoneze të prodhimit të automobilëve.

1990 – ArmeniashpallpavarësinëngaBashkimiSovjetik.

1990 – Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore shpallin se do të ribashkohen më 3 tetor.

1995 – Vdiq Dr Jonas Salk (81 vjeç), i cili zhvilloi vaksinën e parë kundër polios. Duke pasur parasysh frikën dhe ankthin që Poliomeliti kishte shkaktuar gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, suksesi i vaksinës në vitin 1955 e bëri doktor Salk hero ndërkombëtar. Nga viti 1960, megjithatë, Salk ishte gati për punë të tjera. Ëndrra e tij ishte për të krijuar një qendër të pavarur kërkimore, ku një komunitet dijetarësh të interesuar në aspekte të ndryshme të biologjisë mund të merreshin me studimin e jetës. Instituti sot mban emrin Salk dhe në hyrje të tij qëndron pllakata me këtë mbishkrim: “Shpresa mbështetet në ëndrrat, imagjinatën dhe guximin e atyre që guxojnë për të bërë ëndrrat realitet.”

1998 – Presidenti rus Boris Jelcin pushon nga puna qeverinë Kirienko.

2006 – Natascha Kampusch, e cila u muar peng në moshën 10 vjeçare arrin të ikë nga kapësi Wolfgang Priklopil, pas 8 vitesh burgim shtëpiak.

Lindje

1910 – Giuseppe Meazza, futbollist italian (v. 1.979)

1978 – Kobe Bryant, basketbollist amerikan.

1981 – Carmen Luvana, aktore pornografike.

1986 – SkyBlu, këngëtar amerikan (LMFAO).

Vdekje

1944 Abdyl Mexhid II, sulltan osman.

2007 – Faruk Begolli, aktor i madh i Kosovës.

InForCulture

Recent Posts

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

19 minutes ago

Ja gabimi që të gjithë bëjnë kur përgatisin çajin

  Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…

1 hour ago

Çfarë i Ndodh Trupit Nëse Hani Mandarina Çdo Ditë

  Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…

2 hours ago

Lëngu i Rasojit ndihmon për këto probleme shëndetësore

  Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…

2 hours ago

Një neurolog ka zbuluar arsyet pse duart ju dridhen

  Një neurolog ka zbuluar ilaçet e zakonshme që mund të shkaktojnë dridhje të duarve.…

3 hours ago

Humbni 10 KILOGRAMË për vetëm DY JAVË me dietën e LIMONIT!

  Konsumimi i frutave që përmbajnë agrume është tejet i rekomandueshëm për njerëz që kanë…

4 hours ago