<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin shqiptar që është më i vjetri i njohur në Evropë”

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetër në botë.

Dhe këtij zbulimi i ka kushtuar një shkrim të veçantë edhe mediumi amerikan USATODAY, sipas të cilit, zbulimi nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit – i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut – janë shumë më të vjetra sesa pritej nga arkeologët.

Këtë pretendim, ky medium e ka thënë duke cituar Albert Hafner, profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Zvicrës, Bern, në një intervistë me universitetin.

“Gjetjet e bëra nga arkeologët zviceranë dhe shqiptarë me ndihmën e zhytësve profesionistë tregojnë se Lin shërbeu si një qendër për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë dhe peshkimit rreth 8500 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit të zbuluar deri më sot dhe madje edhe më i vjetër se të ngjashme me ato që gjenden në Italinë jugore dhe në mbarë Evropën”, kujton mediumi amerikan.

Më tej vë në pah USATODAY, deri në gjetjen e projektit EXPLO, vendbanimet më të vjetra të njohura më parë në rajonet e Mesdheut dhe Alpine ishin disa qindra vjet më të reja.

“Hapësirat arkeologjike në liqenet e Ballkanit jugor (Greqi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut) ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të hetuar arkivat e pasura të ndryshimeve shoqërore dhe mjedisore në djepin e bujqësisë evropiane”, citon mediumi amerikan faqen e internetit të projektit EXPLO.

Në këtë drejtim, mediumi amerikan thekson deklaratën e arkeologut shqiptar Adrian Anastasi i cili tha për AFP se “ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje”.

Ndryshe, sipas arkeologëve që folën me AFP, do të duhen edhe dy dekada që vendbanimi të eksplorohet dhe studiohet plotësisht dhe të nxirren konkluzionet përfundimtare. 

InForCulture

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

19 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

20 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

21 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

3 days ago