Siç sugjeron emri, mungesa e kaliumit ndodh kur një person ka nivele anormalisht të ulëta të kaliumit në trup.
Sipas Health Direct, kjo gjendje quhet edhe hipokalemia. Kaliumi është një mineral që ndihmon në rregullimin e lëngjeve në trup dhe lejon që muskujt dhe nervat të punojnë siç duhet. Gjendet brenda qelizave dhe është i nevojshëm për shëndetin e mirë të trupit tonë, transmeton Klankosova.tv.
Por ndonjëherë njerëzit mund të kenë probleme me mungesë, ose nivele të ulëta të kaliumit.
Simptomat mund të përfshijnë:
dobësi
ndjenjë e lodhjes
ngërçet e muskujve
konfuzion
kapsllëku
rrahjet e parregullta të zemrës
ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë
urinim i shtuar.
Çfarë e shkakton mungesën e kaliumit?
Ekspertët shpjegojnë se mungesa e kaliumit ndodh për disa arsye. Në shumicën e rasteve, hipokalemia ndodh kur një person është i dehidratuar. Disa medikamente gjithashtu mund të bëjnë që trupi të humbasë kaliumin, siç janë diuretikët, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu në rrezik të zhvillimit të niveleve të ulëta të kaliumit janë njerëzit që jetojnë në klimë jashtëzakonisht të nxehtë, marrin antibiotikë, kanë sëmundje kronike të veshkave, një çrregullim të të ngrënit si bulimia ose nivele të ulëta të magnezit në trup.
Shumë njerëz mund të mos e shfrytëzojnë siç duhet një funksion të makinës larëse…
A e dini se zgjedhja e ushqimit në mëngjes përcakton ritmin e metabolizmit tuaj për…
Qumështi i deles po fiton një vëmendje të jashtëzakonshme vitet e fundit, duke u cilësuar…
Shumë njerëz kanë zakonin e shpeshtë që, ndërsa qëndrojnë ulur, të tundin ose të lëvizin…
Rreziku i sëmundjeve të zemrës ndikohet nga një sërë faktorësh, ku ushqimi dhe pijet luajnë…
Hemoglobina është një nga treguesit më thelbësorë në analizën e gjakut, pasi roli…