<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Il Piccolo di Trieste (1939)/ Kur At Gjergj Fishta emërohej akademik i Institutit më të lartë kulturor të regjimit fa’shist

At Gjergj Fishta (1871 – 1940)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Gusht 2023 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të enjten e 15 dhe të shtunën e 17 qershorit 1939, dy telegrame të At Gjergj Fishtës drejtuar asokohe Luigi Federzoni-t dhe Benito Musolinit me rastin e emërimit të tij në Institutin më të lartë kulturor të regjimit fashist, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : 

Vetëm nga gjiri i Italisë do të rilindë Shqipëria ideale

Mesazhi i Fishtës drejtuar Federzonit

Il Piccolo di Trieste, e enjte, 15 qershor 1939, f.2 :

Romë, 14 qershor.

At Gjergj Fishta, Akademiku i ri i Italisë, i dërgoi Shkëlqesisë së Tij Federzonit (Luigi Federzoni) këtë telegram :

I prekur, ju falënderoj për urimet dhe kënaqësinë tuaj dhe të bashkëpunëtorëve akademikë për emërimin tim si anëtar i institutit më të lartë kulturor të regjimit fashist, i votuar me emërimin e lartë të Duçes dhe me vullnetin e Sovranit tonë. Jam i sigurt se vetëm nga gjiri i Italisë do të rilindë sërish Shqipëria ideale. — At Gjergj Fishta

Falenderimi për Duçen nga At Gjergj Fishta

Il Piccolo di Trieste, e shtunë, 17 qershor 1939, ballinë :

Romë, 16 qershor.

Akademiku At Gjergj Fishta i dërgoi Duçes telegramin në vijim :

“Faleminderit Duçe për nderimin e lartë të Akademikut të Italisë që me prirjen tuaj dashamirëse më atribuohet dhe që e konsideroj si një tregues të sigurt të interesimit tuaj bujar si për Shqipërinë ashtu edhe për racën shqiptare, një virtyt i panjohur deri tani në diplomacinë evropiane”. — At Gjergj Fishta

*Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/il-piccolo-di-trieste-1939-kur-at-gjergj-fishta-emerohej-akademik-i-institutit-me-te-larte-kulturor-te-regjimit-fashist-faleminderit-luigi-federzoni-faleminderit-duce/.

InForCulture

Recent Posts

Pse, në fund të fundit, Aleksandri nuk ishte aq i Madh

Historianët kanë qenë tepër të butë në vlerësimin e sundimtarit të famshëm ushtarak, i cili…

7 hours ago

Hiret që na shfaqen si një himn i dëshmimit, bukurisë, sharmit, përulësisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare

Albert Vataj Ato silueta, të ngrira në dritëhijen e një shekulli të largët, nuk janë…

8 hours ago

A mund të hanë qershi dhe vishnje personat me diabet: Ja cila sasi nuk e dëmton kontrollin e sheqerit

    Përveç terapisë së përshtatshme dhe aktivitetit fizik, rolin më të madh në kontrollin…

9 hours ago

Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?

    Kastraveci ka indeks të ulët glikemik, ndihmon ndjenjën e ngopjes dhe mund të…

10 hours ago

E paskemi ditur GABIM, ja mënyra më e mirë tradicionale për zgjedhjen e shalqirit

    Shalqiri është fruti i preferuar për shumicën e njerëzve gjatë stinës së verës.…

10 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë ditëve të nxehta?

  Moti aktual në Britani po krijon kushte ideale për një rritje të madhe të…

10 hours ago