Cerberus po “djeg” Europën, përfshirë edhe Shqipërinë! Të gjithë po e përjetojnë këtë të nxehtë përvëlues që është bërë i padurueshëm sa herë që dalim nga shtëpia.
Kjo nxehtësi është ekstreme dhe e rrezikshme dhe ndikon në trupin tonë. Më poshtë kemi listuar 4 mënyrat se si i nxehti ndikon në organizmin tonë, sipas ekspertëve.
Rriten rrahjet e zemrës
Nuk është rastësi që në verë shënohet një rritje e rasteve kardiovaskulare. Sipas të dhënave ndërkombëtare, shtrimet në spital për shkak të ngjarjeve kardiovaskulare rriten me 6-10% dhe rreziku i vdekjes së papritur dyfishohet, kryesisht në vapë.
Kur temperatura e ambientit është e lartë, mekanizmat adaptues për të mbajtur temperaturën normale të trupit çojnë në rritjen e punës kardiake. Trupi në kushte të temperaturës së lartë aktivizon mekanizmat termorregullues për të eliminuar nxehtësinë e tepërt. Konkretisht, takikardia rritet për të ndikuar në prodhimin kardiak dhe për të përmbushur kërkesat e shtuara të trupit.
Lëkura ka tendencë për t’u djegur
Lëkura digjet nëse ekspozohet shumë në diell, veçanërisht në temperatura të larta. Mund të bëhet e kuqe, që shkakton dhimbje. Nëse djegia është e rëndë, mund të ketë flluska. Në terma afatgjatë, djegia nga dielli rrit rrezikun e kancerit të lëkurës. Parandalimi i djegies nga dielli bëhet me veshje, kapele dhe krem mbrojtës me indeks të fortë mbrojtjeje.
Mund të përjetoni lodhje nga nxehtësia
Është pasojë logjike e nxehtësisë, por djersa e tepërt rezulton në dehidrim dhe humbje të elektroliteve. Së bashku me presionin e ulët të gjakut, kjo mund të çojë në lodhje nga nxehtësia.Simptomat e lodhjes nga nxehtësia mund të shfaqen papritmas pa paralajmërim ose të zhvillohen gradualisht. Ne mund të përjetojmë një ose më shumë simptoma, duke përfshirë:
Ulja e presionit të gjakut kur jemi të rraskapitur fizikisht
Marramendje
Të fikët
Djersitje e madhe në shumë zona të trupit
Jeni në rrezik për goditje në tru
Nëse nuk keni marrë masat e nevojshme, nuk mund të përjashtohet mundësia e një goditjeje në tru. Goditja e nxehtësisë në përgjithësi mund të çojë në kushte më serioze si çrregullime të koagulimit të gjakut, infarkt miokardi ose goditje në tru.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…