<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Arsyet pse farat e linit duhen shtypur para ngrënies

Mund të keni lexuar që farat e vogla të linit janë një paketë e fuqishme me vlera ushqimore. Por cila është mënyra më e mirë për t’i përthithur të plota këto vlera?

Farat e linit janë si një fabrikë e vogël ushqyese për organizmin tonë. Ato përmbajnë një numër të lartë fibrash, antioksidantë fitokimik, vitamina dhe minerale. Gjithashtu janë të pasura me omega 3, që vjen nga burime bimore, i njohur ndryshe si acidi linolenik. Si mund t’i bëni pjesë të ushqimit tuaj të përditshme këto fara?

Mundësitë janë të shumta, por AgroWeb.org ju tregon se ajo më e thjeshta dhe efikasja është që t’i shtoni në supat, sallatat dhe ushqimet tuaja, të shtypura ose të bluara.

Arsyet përse:
Farat e shtypura të linit janë lehtësisht më të tretshme
Farat e plota në mjaft raste mund të kalojnë në aparatin tretës pa u shpërbërë, që do të thotë që organizmi juaj nuk i ka përthithur të gjitha vlerat ushqyese. Madje farat e papjekura, përmbajnë disa toksina që mund të kthehen në rrezik nëse konsumohen në sasi të mëdha. Pjekja, apo gatimi i këtyre farave mundëson që helmet të shkatërrohen plotësisht.

Farat e shtypura përçojnë të gjithë paketën e vlerave

Përfitimet shëndetësore që sjell shtimi i farave në ushqimet e përditshme, variojnë nga një metabolizëm më i shpejtë deri tek përmirësime në presionin e gjakut, në kolesterol dhe nivelin e sheqerit në gjak. Ama ajo që është e sigurt, dhe për ekspertët, është që kanë një funksion përmirësues.

Vitaminat dhe vaji me përmbajtje lini janë të limituar në vlera.
Vërtet, vaji i farave të linit ka dendësi më të madhe se sa farat e shtypura, por nuk përmban të gjitha vlerat ushqyese natyrore. Ndërsa vitaminat me përmbajtje lini, zakonisht përmbajnë vetëm njërën prej tyre. Për shembull vetëm acidin linolenik, duke e limituar përthithjen e plotë të kësaj fare.

Farat e shtypura të linit shtojnë shijen.
Ju mund t’i jepni ushqimeve një shije të lehtë arrore, duke shtuar një lugë çaji me fara lini të shtypura në kosin e mëngjesit, lëngjet e frutave, brumin e petullave apo cilitdo gatim që dëshironi. Dhe po ju tregojmë një sekret: nëse doni të ruani shijen dhe vlerat ushqimore të farave të linit, vendosini në frigorifer të pashtypura dhe bluajini përpara përdorimit./AgroWeb.org

InForCulture

Recent Posts

Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

    Dikur një nga vendet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë,…

15 hours ago

Çfarë u bënte Azem Galica spijunëve në luftë? Ja historia…

    Në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë, emri i Azem Galicës lidhet me…

15 hours ago

Ante Gotovina dhe drejtësia në Hagë: Kush ishte gjenerali kroat dhe si u rrëzua dënimi i tij?

Ante Gotovina ishte gjeneral i Ushtrisë Kroate dhe komandant i përgjithshëm operacional gjatë Operacionit Stuhia…

16 hours ago

A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në gjetjen e kurës për kancerin?!

    Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në gjetjen e një kure për kancerin që…

17 hours ago

Mos e pini menjëherë! Pijet shumë të nxehta lidhen me rrezik më të lartë kanceri

    Hulumtimi, i cili përfshiu rreth 1 milion njerëz, konsiderohet ndër studimet më të…

17 hours ago

Ja në cilat vende ndalohet të postoni foto në Instagram

    Shumë ndërtesa në botë, janë krijuar për t’u admiruar dhe për t’u fotografuar.…

17 hours ago