Hasan Masurica ndërtoi pushkën me një, pesë dhe njëzetë e pesë fishekë, të cilat i demonstroi para Sulltan Abdul Hamidit në Stamboll, ku ishin prezent dhe për këtë ngjarje kanë rrëfyer më vonë: Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga fshati Sedllar i komunës së Kamenicës, të cilët atëbotë ishin truproje personale të sulltanit në Stanboll.
Nga viti 1914 gjer në vitin 1925, Hasan Masurica bëri kalendarin, në të cilin përcaktoi pozitën dhe rrugën e planetëve në gjithësi nga viti 52 gjer në fund të vitit 1952 të erës sonë, e të tjera.
Populli shqiptar në Kosovë, ndonëse i robëruar shekuj me radhë, nga gjiri i tij nxori njerëz, të cilët në saje të punës së tyre të parreshtur e të frytshme ia rritën famën kombit e vendit të vet anembanë botës. Nga ky truall e nga ky nënqiell, për fat të keq, shumë njerëz të tjerë, përkundër mundit të madh e të frytshëm, në vend që të arriturat e tyre të bëhen krah i fortë i diturisë, i shkencës, dhe i përparimit të kombit et ë vendt dhe të mbarë njerëzimit kanë mbetur në harresë gjer në ditët tona
. Në kushte e rrethana të tilla, nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe të regjimit të krajlit të Jugosllavisë së vjetër, jetoi e punoi edhe Hasan Islami, i njohur në popull si Hasan Masurica.
Hasan Masurica ndonëse nga fëmijëria mësoi të shërbejë si imam xhamie dhe të ligjërojë në shkolla (mekteb), ai në orët e lira merrej me punë shkencore hulumtuese dhe inovacione. Hulumtimet shumevjeçare që i kam bërë në Kosovë, pastaj në Shkup, në Stamboll (Turqi), Moskë (BRSS) dhe në Kajro (Egjipt) dëshmojnë se Hasan Masurica ishte njeri që i ka kontrubuar mjaft shkencës por për fat të keq, të dhënat që siguruam me tri qendrat botërore: në Moskë, Stamboll dhe Kajro janë të pakta. Por të dhëat që mblodhëm anembanë Kosovës mbi punën e Hasan Masuricës, dëshmojnë se sa ai bëri inovacione të tilla, të cilat siku të ekzistonin kushte e rrethana të tjera ekonomike, shoqërore e politike nga ato, nën të cilat jetoi e punoi ai, do të bënin ndkim të madh në përparimin e shkencës dhe të teknikës së kohës.
Hasan Islami, i njohur në popull si Hasan Masurica, u lund më 22 janar të vitit 1869, në fshatin Krilevë, sot komuna e Kamenicës. Babai i tij, Islami ë, kështu që Hasani një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Krilevë e një pjesë tjetër në Gjilan. Nëna e Hasanit quhej Gjylsime.
Ajo lindi katër djem dhe dy vajza. Hasani ishte fëmija i parë, pastaj lindën Hyseni, Salihu, Shabani, Elmazja dhe Zejnepja. Hasani pasi kreu shkollën tetëvjeçare (Ruzhdije) në Gjilan, shokllën Darul Mualimin e kreu në Shkup më 1907. Ai punoi si imam xhamie dhe mësues në fshatrat Zarbicë, Dobërçan dhe Muçivërc. Hasan Masurica vdiq në fshatin Muçivërc të Kamenicës me 1942.
Familja e Islam Masuricës nga fshati Dllugajnicë afër Masuricës, atëbotë rrethi i Vranjës, ishte shpërngulur disa vjet para Kongresit të Berlinit dhe ishte vendosur ng Gjilan. Siç dihet nga tëdhënat faktografike, nga rrethina esome e Toplicës, e Leskovcit, e Vranjës dhe e Nishit u shpërngulën me dhunë nga qytetet e lartpërmendura dhe 511 fshatra shqiptare më se 21 mijë familje shqiptare me më se 360.000 anëtarë dhe u vendosën në Kosovë.
Shumica e familjeve shqiptare ishin detyruar që brenda 48 orësh të shpërngulën nga shtëpitë e tyre, duke marrë me veti anëtarët e familjes dhe plaçkat e domosdoshme shtëpiake e duke lënë plang e shtëpi të paprekura në mëshirën e serbëve të kohës.
Ato familje që arriteme kohë të shpërngulen, shpëtuan erzin e namuzin, ndërkaq një numër i konsiderueshëm i tyre, që nuk kishin mundur t’ia kthenin shpinën shtëpisë dhe pasurisë, kishin pësuar shumë keq: pas afatit që ua kishet caktuar qeveria serbosllave, serbët morën nga dy derrkucë e nga një sishe me raki dhe ua mësynë familjeve të mbetura shqiptare dhe hynë në shtëpitë e tyre. U thanë:
“Nga dita e sotme ju nuk jeni turq e as shqiptarë muslimanë! Ju jeni serbosslav sikurse që jemi ne të fesë ortodoksë. Andaj për forcimin e vëllezërisë ju kemi sjellu dhuratë nga dy dërrkucë dhe nga një shishe raki kumbullash. Tash e tutje do të mërrni vajzat tona për djemtë tuaj dhe do të jepni vajza për djemtë tanë. Varrimet dhe dasmat do t’i kemi të përbashkëta.” Kështu rrëfente Bajrami, gjyshi i Hasan Masuricës.
Mijëra familje shqiptare që kishin mbetur në trojet e tyre nga dhuna e pa dashjen e tyre, u shkrinë me kohë në serbosllavë. Në këtë kohë të pakohë ishte shpërngulur dhe Islam Bajrami, babai i Hasanit. Islami, që t’ua ruajë fëmijëve të vet prejardhjen, si mijëra familje të tjera shqiptare që paën vepruar, sapo vendoset në Gjilan, për mbimër merr emrin e vendlindjes nga ishte shpërngulur me dhunë – nga Masurica, ndonëse ishin të lindur në fshatin e vogël Dllugajnicë, ndërmjet të Vranjës e të Leskovcit.
Ardhja e Islam Bajramit-Masuricës në Gjilan përputhjet me ngjarjet e rëndëshishme historike kur Turqia ishte e zënë në luftë me Rusinë dhe kur popujt e Ballkanit kishin filluar luftën për t’u çliruar nga Perandoria Osmane, nën të cilën kishin qenë më se pesë shekuj.
Hasan Masurica fëmijërinë pjesërisht e kaloi në Krilevë e pjesërisht në Gjilan. Fëmijëria e tij ishte e ngjashme me fëmijërinë e fëmijëve shqiptarë të kohës: luante shumë, kureshtja e tij ishte të prishte dhe të ndreqte vet lodrat e tij. Hasani kishte fantazi të bujshme. Ai më vonë konstruktoi gjëra të ndryshme, të cilat u treguan të suksesshme edhe në praktikë dhe mahniti bashkëkohësit e tij.
Në shkollën tetëvjeçare, Hasan Islami mësoi bukur turqishten, arabishten dhe persishten, të cilat i përsosi në shkollën Darul Mualimin (shkolla normale). Në saje të njohjes shumë të mirë të tri gjuhëve orientale, leximit të librave në këto tri guhë dhe njohjes së këtyre tri kulturave, Hasan Islami posedonte dituri të gjerë. Babai i tij, Islami, kohë pas kohe blente mall sidomos krip në Selanik dhe sillte në nahinë e Gjilanit.
Ai blente edhe libra për nevojat e veta dhe të bijve të tij. Andaj Hasani qysh në fëmijëri kishte pasion leximin e librave të ndryshme, sidomos librat mbi shkencat natyrore. Merret vesh se ai më shumë lexonte libra. Zbulimet e mëdha të shkencëtarëve arabë, persianë dhe grekë kishin bërë që fantazia e Hasanit, jo vetëm të pasurohej por edhe të cytej për të krijuar vetë gjëra të reja.
Çfarë nxënësi i mirë ishte në shkollë Hasan Islami, mësojmë nga dëftesa e shkollës tetëvjeçare (Shkolla Ruzhdije) të lëshuar me 9 korrik 1883, në Gjilan në të cilën shkruan: “Hasan (Islam) Masurica kreu shkollën tetëvjeç dhe tregoi këtë sukses: arabisht- 10, persisht-9, histori-9, matematikë-7, amali-8, vizatim teknik-9, gjeografi-9, shkrim ka-10, drejtshkrimi i gjuhës turke-9.” Hasan Masurica edhe shkollën normale për mësues (Darul Mualimin) e kreu me sukses të shkëlqyeshëm – të të gjitha lëndët kishte marrë 9-she e 10-tëshe dhe këshilli i arsimtarëve i kishte porositur me shkrim ministrisë së atëherëshme të arsimit, që Hasan Masuricës t’i mundësohej shkollimi i mëtejmë në Stamboll ose në Kajro e me shpenzime të shtetit.
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Vetevrasja është një temë tepër e ndjeshme dhe komplekse që prek…
BEQIR AJET SHEHU*/ Beteja e Lumës meriton vëmendjen e duhur nga historiografia jonë kombëtare, pasi ajo…
HALIL RAMA/ Vlerësimi i heronjve dhe dëshmorëve të atdheut, përveçse akt juridik dhe politik, është detyrimi…
Zotërit shqiptarë të shekullit të katërmbëdhjetë do të bëheshin antagonistët kryesorë në poemat epike serbe,…
Në Mars të vitit 1941, Musolini, la frontin e luftës italo-greke dhe nisi vizitën drejt…
Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe…