Arkeologët kanë zbuluar një mumje burri, të ruajtur mirë brenda një varri prej guri, gjatë gërmimeve në distriktin Rimac të Limas, kryeqytetit të Perusë.
Mumja ishte e mbështjellë në një tufë materialesh varrimi, të përbërë nga pambuk me origjinë vendase, shoqëruar me sende të ndryshme si gjerdan, misër dhe fara. Këto artefakte vlerësohen të jenë mbi 3 000 vjet të vjetra.
Zbulimi u bë gjatë punimeve të rikuperimit dhe ruajtjes që po kryhen në zonën arkeologjike “Huaca La Florida” nga bashkia e distriktit Rimac në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar San Marcos.
Arkeologët kanë marrë leje nga Ministria e Kulturës e Perusë për të vazhduar gërmimet e tyre dhe për të eksploruar më tej vendin historik, i cili njihet si një Trashëgimi Kulturore Botërore./balkanweb
Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…
C. G. BROWN: BUBULINA, NJË SHQIPTARE, ME SHQIPEN SI GJUHË AMTARE, NJË NGA GRATË MË…
Dëshmia e hshtur e vitit 1838: Nikolaos Lorentis dhe zhbërja e mitit të “Epirit të…
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…