Historia e njerëzimit ka shpalosur një fakt të trishtë, keqtrajtimin e vazhdueshëm të natyrës.
Grekët e lashtë shkatërruan bimësinë në brigjet e tyre, ndërsa Romakët shkatërruan pyjet e Afrikës së Veriut bashkë me kafshët, shpendët dhe gjallesat e egra. Me zbulimin e dinamitit, pajisjeve elektrike, pescitideve, armëve dhe pajisjeve përpunuese, keqtrajtimi i natyrës vazhdoi me ritme të larta.
Për shembull, në shekullin e 16-të, në Amerikën Veriore numëroheshin mbi 25 milionë bizonë. Tre shekuj më vonë, numri i këtyre kafshëve zbriti në disa qindra. Në këtë kontinent rreth vitit 1900 numëroheshin një miliard pemë. Aktualisht 85 % e tyre janë zhdukur.
Në epokën moderne, industrializmi, rrugët e mbipopulluara, ndërtesat prej betoni në zonat urbane e kanë bërë të vështirë që njerëzit të kenë hapësira të gjelbra për të marrë ajër të pastër.
Pavarsisht kësaj, mbijetesa e njerëzimit varet krejtësisht nga natyra.
Oqeanet, pyjet, ekosistemi dhe bimësia na janë ofruar nga natyra për të kuruar dhe trajtuar sëmundje, shumë prej të cilave nuk janë zbuluar akoma. Shumë prej përbërësve të ilaçeve që pimë sot e që i marrim për të mirëqenë e kanë origjinën pikërisht nga natyra. Mund të përmendim këtu dy kryesoret: aspirina dhe penicilina.
Si ndikon natyra në mirëqenien tonë
Të qëndruarit në natyrë ka një ndikim të fortë në pakësimin e ankthit, frikës dhe stresit. Për shkak të natyrës, gjendja emocionale e njeriut është më e mirë dhe fal saj vjen edhe mirëqenia fizike.
Të qëndruarit në natyrë, sipas ekspertëve, ul tensionin e gjakut, rrahjet e zemrës, tensionin muskular dhe sekretimin e hormoneve të stresit.
Studimet e kryera në spitale, zyra dhe shkolla, kanë treguar se mjafton një bimë e vetme në një ambient të mbyllur për të ndikuar tek ulja e stresit dhe ankth.
Qëndrimi larg natyrës dhe ekspozimi i tepruar ndaj ekraneve dixhitale nxit shfaqjen e depresionit, mungesën e empatisë dhe të altruizmit./Agroweb
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…