Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, zbulon në një intervistë të dhënë për “Panorama” amanetin e fundit që i la i ati.
Ai tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit. “Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”- thote ai në “Panorama”.
Ai zbulon se Enveri e kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianën. ”Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta, që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”- thotë ai dhe shton se kjo gjë kishte krijuar shqetësim te familja.
Sokoli tregon amanetin që i la Enveri 9 ditë para se te vdiste. “Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”- thotë ai.
Pyetur nga “Panorama” se “Ç’do të thoshte me ruajunin”?- Ai përgjigjet:
Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë./Konica.al/
Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…
Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…
E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…
Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…
Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…