<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këto janë perimet më të mira për personat që vuajnë nga diabeti

Sëmundja e diabetit të tipit 2 jo domosdoshmërisht nënkupton nevojën për kufizimin e shumë ushqimeve të shijshme.

I tillë është rasti i perimeve të cilat jo vetëm janë të shijshme por edhe të ngopin. Perimet duhet të jenë pjesë e rëndësishme e regjimit ushqimor të një diabetiku, thonë ekspertët e AgroËeb.org. Të listuara në këtë artikull do të gjeni perimet më të rëndësishme për diabetikët.

Perimet Më Të Mira Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Diabeti i Tipit 2.

Perimet më të mira për diabetikët janë ato me një nivel të ulët glicemie, të pasura me fibër dhe nitrat, i cili ul tensionin e gjakut.

Perimet Me Nivel Të Ulët Glicemie

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim.

Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni. Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.

Perimet më të mira për diabetikët, të cilat kanë një nivel të ulët glicemie janë:

Argjinaret,

Shpargu,

Brokoli,

Lulelakra,

Sallata jeshile,

Patëllxhani,

Specat,

Spinaqi,

Selinoja.

Perimet e Pasura Me Nitrate

Nitratet janë kimikate të formuara natyralisht tek perimet. Këto substanca ulin nivelin e tensionit në gjak dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Perimet më të pasura me nitrate janë:

Rukola,

Panxhari,

Sallata jeshile,

Selinoja.

Perimet e Pasura Me Proteinë

Ushqimet e pasura me proteinë i mbajnë njerëzit të ngopur për më gjatë dhe ato janë të rëndësishme për diabetikët. Ndër ushqimet më të mira me proteinë mund të përmendim:

Spinaqi,

Shpargu,

Barishtet e egra,

Brokoli,

Lakrat e vogla,

Lulelakra.

Perimet e Pasura Me Fibër

Fibra është shumë e rëndësishme për shëndetin e një diabetiku. Sasia e saktë ditore e fibrës është 25 gramë për gratë dhe vajzat dhe 38 gramë për burrat dhe djemtë.

Frutat dhe perimet më të pasura me fibër janë:

Karrotat,

Panxhari,

Brokoli,

Argjinarja,

Lakrat e vogla,

Avokado.

Diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm në uljen e sasisë së karbohidrateve dhe rritjen e sasisë së proteinës dhe fibrës nëpërmjet konsumit të rregullt të frutave dhe perimeve.

InForCulture

Recent Posts

Zbulohet receta natyrale që garanton zhdukjen e thinjave, ja si ta përgatisni

    Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…

14 minutes ago

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

2 hours ago

Çfarë të bëni për të ulur nivelin e stresit?

    Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…

3 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja për çka po përdoret ky kombinim?

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

3 hours ago

Varianti XFG i Covid prek britanikët/ Ja simptomat

Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…

3 hours ago

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

21 hours ago