<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Japonezët zbulojnë mënyrën gjeniale për ta vënë fëmijën në gjumë

Nuk është sekret që Japonia është një vend nga i cili mund të mësojmë shumë dhe veçohet një këshillë e shkencëtarëve vendas për vënien në gjumë të foshnjave

Nëse foshnjën tuaj nuk mund ta zërë gjumi, truku është ta mbani në krahë atë për pesë minuta duke ecur dhe më pas edhe për tetë minuta të tjerë.

Kjo metodë u zbulua nga studiues të udhëhequr nga Kumi Kuroda në Institutin Kombëtar të Shkencës – Riken. Siç thonë ata, falë mbajtjes së foshnjës për ato tetë minuta pasi të bjerë në gjumë, ajo nuk do të zgjohet kur ta vendosni në shtrat.

Rregullat e çuditshme të rritjes së fëmijëve na lanë pa fjalë, por për shkak të këtyre rregullave, kur të rriten, bëhen njerëz të aftë, shkruan nikkei.com.

Eksperimentet u bënë me 21 foshnja, të moshës deri në shtatë muaj. Procedura fillimisht testoi katër lloje të ndryshme lëvizjesh për 30 sekonda dhe krahasoi reagimet e foshnjave.

Efektin më të mirë e dha metoda “merre në krah dhe ec”, ndërsa vendosja e foshnjës në karrocë dhe lëvizja e saj para dhe mbrapa pati rezultate të dobëta, por pozitive.

Dy opsionet e tjera, “të mbash fëmijën dhe të ulesh” dhe ta vendosësh fëmijën në shtrat, nuk patën asnjë efekt.

Ekipi më pas testoi gjatësinë e ecjes, duke zbuluar se pas pesë minutash të gjitha foshnjat pushuan së qari dhe gjysma ra menjëherë në gjumë.

Ecja me një shpejtësi normale duket të jetë e mjaftueshme, por duke qenë se foshnjat ka të ngjarë të zgjohen kur prindi ndalon së ecuri, rezultatet sugjerojnë se është më mirë të ecësh me ritëm sikur të ecësh në rrathë rreth tryezës, në vend që të lëvizësh mbrapa dhe mbrapa, të themi, korridorit.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se është shumë e rëndësishme të presësh ato tetë minuta kur foshnja të bie në gjumë dhe vetëm atëherë ta vendosësh në shtrat, sepse çdo gjë më pak se kjo ndoshta do të thotë – zgjim.

InForCulture

Recent Posts

Mos e hidhni parfumin gabim: Ja si ta bëni aromën të zgjasë më shumë

    Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…

3 hours ago

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

1 day ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

1 day ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

1 day ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 day ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago