<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kisha katolike e Drenicës e shndërruar në kishë ortodokse

Haxhi MEHEMTAJ, arkeolog

Në fshatin Leqinë të komunës së Skenderajt, në trevën e Drenicës, rrëzë një kodre te ulët e të pyllëzuar, të quajtur më toponimin Kisha, jo larg gjurmëve të vendbanimit mesjetar, gjendet kisha mesjetare e shek. XVI kushtuar Shën Gjonit. Kjo kishë ishte ngritur sipëri themeleve të një kishe të shek. XIV, kushtuar Shën Kollit. Kisha është më një anijatë, përmasash 10 x 5.10m. Ajo është restauruar dhe venë nen mbrojte të Ligjit në vitet 60-ta të shek. XX.

Përmasat e kishës kanë qenë me të mëdha para restaurimit, gjë që shihet nga vazhdimi i themeleve të pronarteksit në anën perëndimore. Hyrja nga ana e jashtme ndodhet në anën jugore të pronarteksit. Muret e kishës janë ngritur nga gurët konglomerat të lidhur më llaç gëlqeror. Ato kanë qenë të pikturuara nga ana e brendshme me afreske motivesh liturgjike, të cilat në masën me të madhe janë dëmtuar. Trashësia e mureve të jashtme është 90cm, kurse muri ndarës ne mes të anijatës dhe pronarteksit është i gjerë 70cm.

Sipas një shkrimi të botuar në librin “ Kosova dikur dhe sot”, Prishtinë 1973, faqe 951, kjo kishë nga kisha katolike ishte shndërruar në kishë ortodokse: ”…në fshatin Leqinë është një kishë e vogël, shumë më e vjetër sesa Manastiri i Deviqit, për të cilën konsiderohet së se pari ka qenë kishë katolike, e pastaj është shndërruar në kishë ortodokse. Këtu është gjetur një kryq i madh, i stolisur me flori, të cilin fshatarët e kanë ruajtur me gjelozi. Kur banoret e Kollashinit e rrëmbyen ketë kryq, shpërtheu konflikti i armatosur, në të cilin u përzien edhe pjesëtaret e kombësisë shqiptare, në anën e bashkëvendësve të tyre, dhe e kthyen kryqin në kishën e vogël”.

Brenda sipërfaqes prej 5 – 6 ari ,në terrenin e pyllëzuar të kodrës, në veriperëndim të kishës së Shën Gjonit ndodhen varret mesjetare të shënuara me lloje të ndryshme të kryqeve të gurit. Leqinë, Kisha e Shën Gjonit para restaurimit./historiashqiptare.net

InForCulture

Recent Posts

‘Jam 56 vjeç dhe ndihem më mirë se kurrë’: Rutinat e përditshme që një mjeke përdor për të mbajtur migrenat nën kontroll

    Rutina e përditshme e Dr Louise Newson synon të reduktojë migrenat, të parandalojë…

3 hours ago

A luftonin gratë kelte në beteja?

    Keltët e lashtë njiheshin si luftëtarë të egër që jetuan në pjesën më…

3 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani vetëm një vakt në ditë? Ja rezultatet pas një muaji

      Agjërimi ka një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë uljen e inflamacionit, përmirësimin…

3 hours ago

Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme

    Mënyra se si stomaku përballet me një ushqim të caktuar ndikon shumë në…

4 hours ago

8 destinacionet turistike që romakët i kishin në listën e tyre të dëshirave

    Udhëtimet nuk janë aspak një shpikje moderne. Edhe romakët e lashtë, sidomos ata…

4 hours ago

Pse skuqen sytë dhe si mund ta qetësoni këtë problem?

    Skuqja e syve është një shqetësim i zakonshëm dhe mund të shfaqet për…

1 day ago