<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tri mënyra për t’i shpëtuar sulmit të peshkaqenit në mes të detit

Një turist rus u vra ditë më parë në Egjipt nga një peshkaqen, duke nxitur reagime të shumta. Në pamjet e publikuara në media shihet burri që po tentonte t’i shmangej, derisa peshkaqeni dikur e sulmoi dhe e mbyti.

Ballafaqimi me peshkaqen në mes të detit nuk është fare ndjesi e këndshme. Sidomos kur ai shfaq interesim për notuesin. Shpeshherë mund të ndodhë që peshkaqenët afrohen pranë bregut për shumë arsye dhe nga kjo mund të rrezikohen personat që gjenden aty.

Por, ballafaqimi me një peshkaqen masiv në det është sfidë.

Ekspertët e notit kanë listuar një varg rekomandimesh se si të shmanget, shkruan Wikihow.

Mos i mbani sytë në të

Peshkaqenët kanë metoda të ndryshme të mënyrës së sulmit. Nganjëherë notojnë lart në sipërfaqe të ujit, e ndonjëherë rrinë në mes të ujit, e disa herë fshihen poshtë.

Për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme, duhet të lokalizohet ai, në mënyrë që të kontrollohen dhe vëzhgohen lëvizjet e tij. Edhe kur jeni duke u tërhequr drejt bregut, sigurohuni që jeni në dijeni të vendndodhjes së tij, në mënyrë që të keni kontroll mbi situatën.

Qëndroni të qetë dhe mos bëni lëvizje të papritura

Kur dalloni për herë të parë peshkaqenin, ka shumë mundësi që ai të largohet pa iu shqetësuar. Ju nuk mund të notoni më shpejt se ai, kështu që çdo tentativë për t’u larguar me shpejtësi dhe zhurmë nga vendi i ngjarjes do të jetë e kotë. Përpiquni të mbani distancë me të, duke u tërhequr ngadalë. Nëse peshkaqeni hidhet drejt jush, bëni lëvizje anash, që përpjekja e tij të shkojë huq.

Mos ia ktheni shpinën

Peshkaqeni di të jetë i paparashikueshëm dhe t’iu sulmojë në befasi. Andaj, vazhdoni të lëvizni me qetësi drejt bregut, gjithmonë me pamje kah ai.

Nëse pranë vetes keni shkëmbinj apo objekte të forta ku mund të vendoseni, bëjeni gjithsesi këtë, për t’ia pamundësuar atij t’iu afrohet. Qëndroni disa momente atyre, derisa të jeni të sigurt që peshkaqeni ka hequr dorë.

InForCulture

Recent Posts

Mësohet arsyeja pse Rexhep Qosja u varros pa paralajmërim

  Ka ndërruar jetë akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, një nga figurat…

1 day ago

Informatorja shqiptare e FBI-së: Konica “i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike”, Noli “komunist”

Nga: Agron Alibali Gjatë dy viteve të fundit të jetës, Faik Konica u vu nën…

2 days ago

Dermatologët: kruajtja e trupit mund të fshehë sëmundje serioze

    Shndërrimi i një simptome shpesh e nënvlerësuar në një prioritet klinik për t’u…

3 days ago

Ky lloj ushtrimi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të 8 sëmundjeve

  Lëvizni më shumë . Uluni më pak . Për shumë vite, kjo është konsideruar si një udhëzim…

3 days ago

Lulja që këshillohet nga ekspertët të vendoset në dhomën e gjumit

  Lulja Sansevieria nuk kërkon shumë kujdes, rimbillet çdo 2 deri në 3 vjet në…

3 days ago

A i mbani mend këto tetë gjëra nga fëmijëria juaj?

    Mënyra se si e kujtojmë fëmijërinë tonë shpesh tregon më shumë për atmosferën…

3 days ago