Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Trojet shqiptare, shtrihen edhe më tej, se “harta” e përpara 1913-ës

Nga Kuvendi Kombëtar i 28 Nëntorit 1912, u proklamua Pavarësia e Trojeve Shqiptare, që deri në atë datë gjendeshin nën pưsɧʈìɱìɳ e Peɾɑɳɖȯɾìsȅ Osmane dhe u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar.

Ky kuvend është një akt historik për Kombin Shqiptar, sepse aty me mandatin e popullit, ishin pjesmarrës delegatë nga Gjakova, Plava, Gucia, Peja, Ohri, Struga, Tetova, Çamëria e Mitrovica. Sipas të dhënave historike, në këtë kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare që jetonin në trojet shqiptare, të ardhur nga kolonitë shqiptare, pa përmendur delegatët që morrën pjesë nga viset e Shtetit Shqiptar, të pas vitit 1913.

Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në kuvendin historik të vitit 1912, sanksionoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ashtu siç është pranuar po ky flamur, në Kuvendin e Lezhës më 2 Mars 1444, me vendimin që u përcaktua për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Lezhës, me Kryekapedan Skënderbeun dhe me Flamur Prijës, atë të Usɧʈɾìsȅ Arbërore, pra të Flamurit të Derës së Kastriotëve.

Çdo shtet, ka të përcaktuar territorin në të cilin shtrihet juridiksioni i tij. Kuvendi i Vlorës e formoi shtetin e tij me vullnetin shqiptar, të shprehur nga delegatët dhe me përfshirje të mbarë territorit etnik shqiptar, të pushtuar nga Turqia. Dhe deri në atë ditë, nuk kishte asnjë pɾeʈeɳɖìɱ për territoret e përfshirë në shtetet ballkanikë, të formuar përpara shtetit shqiptar, në fillim të Shek. të 19-të.

Qeveria Shqiptare e vitit 1912, kishte bërë këtë shtrirje territoriale: “Kufijtë shqiptarë, shtrihen në vijë të demarkacioni, nisur nga kufijtë me Mbretërinë Malazese dhe janë kufijtë, që përfshijnë veçanërisht megjithë Hinderlandin, qytetet Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Shkup e Maniastir, deri në Meçovë, duke iu shtuar këtyre kufijve, kufijtë e sotëm deri në Prezevë”.

Kjo ishte e drejtë legjitime e popullit dhe e qeverisë shqiptare. Cȯpȅʈìɱì i Shtetit Shqiptar, të formuar e të përcaktuar “I PAVARUR” nga Kuvendi i 28 Nëntorit 1912, ishte padrejtësi historike. Vendimet e “diplomatëve kasapë” të vitit të kobshëm të ndarjes së truallit tonë, vazhdimisht janë kundërshtuar nga shqiptarët, të cilët kanë luf.tuar e kanë sakrifikuar jetën, për të rikthyer bashkimin e këtyre trojeve.

Kërkesa për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, nuk është gjë tjetër, vetëm se kërkesa për të venë në vend vendimin e Kuvendit Historik Kombëtar të Vlorës, të vitit 1912 dhe për territoret që iu njohën fillimisht këtij shteti, nga fuqitë e mëdha. Kërkesa për bashkimin e ʈɾȯjeʋe etnike shqiptare, të përfshira në Shtetin Shqiptar të vitit 1912 ka qënë kërkesë dhe protestë legjitime 93 vjeçare e shqiptarëve, ndaj padrejtësive mbi truallin dhe ƙombit tonë.

Kujtojmë, që kufijtë realë të Shqipërisë, jo vetëm nuk janë aty ku i dëshmojnë “faktet historike” të pas 1913-ës, por as aty ku i ka lënë 1913-ta. Historianët “vasilis” të Greqisë dhe filozofët “viçër” të Serbisë, le të sjellin sa të duan “argumente” sipas oreksit të tyre të një “Greqie dhe Serbie të madhe” e të një “Shqipërie edhe më të vogël”.

Mirëpo, nëse “studimet” dhe “hulumtimet” e tyre, flasin për pseưɖȯfɑƙʈe historike që nga koha e majmunit, ne po i sjellim vetëm një fakt të thjeshtë nga Kuvendi i Vlorës, për të parë, se përfaqësia kombëtare në të, ishte me delegatë nga Gjakova, Plava e Gucia, Peja, Ohri, Struga, Tetova, Çamëria, Mitrovica.

InForCulture

Recent Posts

Fundi tragjik i dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar

Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…

1 day ago

Seit Frashëri, mik dhe shok armësh me Avni Rustemin

Nga Artur Ajazi Dangëllia, zona më e begatë e Përmetit, është përmendur gjithmonë për patriotizëm.…

1 day ago

Luf’ta e Spanjës/ Përse shkuan 70 vullnetarë nga trojet shqiptare, ja ana e panjohur e Mehmet Shehut

Nga Xhevdet Shehu Lufta e Spanjës dhe vullnetarët shqiptarë Në kalendarin e datave përkujtimore ka…

1 day ago

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Teksti dhe fotografitë: Mehmet Biber (reportazh i botuar në revistën National Geographic – vëll. 158, nr. 4,…

1 day ago

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video)

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania

2 days ago