<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë ka ndodhur më 10 qershor?

323 p.e.s – Vdiq Aleksandri i madh – disa kanë argumentuar se vdiq më 13 qershor, të tjerë japin datën 11 ose 10 qershor.

Në shënimet e bashkëkohësve thuhet se Aleksandri vdiq nga ethet; pija e tepruar; nga helmi; dyshimin e hedhin edhe mbi Aristotelin, për të cilin thonë se përgatiti helmin dhe ia dërgoi Aleksandrit si të ishte ilaç – pak kohë më parë, në gjak-nxehtësi e sipër, Aleksandri kishte vrarë Kalistenin, nipin e Aristotelit dhe filozofi ndoshta ‘morri gjakun’.

Aleksandri lindi në Pella, Maqedoni20 korrik, 356 p.e.s, nga mbreti Filip II dhe mbretëresha Olimpia, që ishte bija e mbretit të Epirit, Neoptolem. Mësimet e hershme Aleksandri i mori nga Leonidha, që i mësoi atij matematikë, kalërim dhe përdorimin e harkut. Mësuesi tjetër ishte Lisimaku, i cili përdorte improvizime prej aktori për të kapur vëmendjen e princit, të cilit i pëlqente kur ai imitonte Akilin.

Në vitin 343 pes, mbreti Filip punësoi filozofin Aristotel. Gjatë tre viteve, Aristoteli, jo-grek, jo-maqedonas (një traditë thotë se ishte ilir), i mësoi Aleksandrit filozofi, poezi, dramë, shkencë e politikë. Duke lexuar Iliadën e Homerit, Aleksandri filloi të ëndërrojë luftra – për këtë arsye Aristoteli krijoi një version të shkurtuar të Iliadës, të cilën Aleksandri e mbajti me vete në fushatat e tij ushtarake.

Gjatë kohës si mbret i Maqedonisë (336-323 pes), Aleksandri bashkoi qytet-shtetet greke, rikrijoi Lidhjen e Korintit, u bë mbret i Persisë, Babilonisë dhe Azisë, krijoi koloni në Iran. Ndërsa bënte plane për pushtimin e Kartagjenës dhe Romës, Aleksandri vdiq në Babiloni, Persi. Vdekja e tij trishtoi maqedonasit, hidhëroi ilirët, hodhi grekët në rebelim; territoret e pushtuara prej tij u ndanë mes gjeneralëve – secili mbajti në zotërim zonat që kishte nën kontroll, siç ndodhi me Ptolemeun, i cili themeloi dinastinë e tij 350 vjeçare në Egjipt.

1190 – Kryqëzata e tretë: Frederik Barbarossa mbytet në lumin Salef gjatë kalimit me ushtrinë e tij për në Jeruzalem. Frederik i parë Barbarossa, mbret i Gjermanisë prej vitit 1152, kishte luajtur rol në bashkimin e fiseve gjermanike. Mbytja në lumë, ndërpreu edhe ëndrrën e tij për krijimin e një Perandorie të Evropës Qendrore, megjithëse la pas shembullin se një sundimtar i fortë është në gjendje të vendosë paqe.

1329 Beteja e Pelekanonit rezulton në humbjen e trupave bizantine përballë atyre të Perandorisë Osmane. Ushtria bizantine u mund, dhe prej asaj kohe nuk bëri më përpjekje për marrjen e territoreve të humbura.

1692 Amerikë: Salemi gjykon magjistaret: Brixhid Bishop dënohet me varje në litar në Salem, Massachusetts, “për kryerje të magjive që kishin çoroditur mendjet e banorëve”.

1793 Muzeu ‘Jardin des Plantes’ hapet në Paris – një vit më vonë, bëhet Kopshti Zoologjik i parë publik.

1793 – Revolucioni Francez: Pas arrestimit të udhëheqësve Girondinë, Jakobinët marrin kontrollin e plotë të Komitetit të Sigurisë Publike, duke vendosur Diktaturën Revolucionare.

1886 – Shpërtheu vullkani në malin Tarawera në ishujt veriorë të Zelandës Re, duke shkaktuar vdekjen e 153 personave.

1878 Shqiptarët themelojë Lidhjen e Prizrenit për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Lidhja u shtyp 3 vjet më vonë nga osmanët, por shkëndija e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte ndezur.

1916 – Shpërthen revolta arabe e udhëhequr nga Lawrenc i Arabisë kundër Perandorisë Osmane.

1924 Romë, Itali, fashistët rrëmbejnë dhe vrasin udhëheqësin socialist italian Giacomo Matteotti.

1924 –Në orët e para të mëngjesit, në momentin e fundit, Ahmet Zogu ikën nga Tirana me rreth 600 besnikët e tij matjanë. Pas përleshjeve maleve me forcat e Bajram Currit, Zogu u detyrua të kalonte në Jugosllavi. Fati i Shqipërisë tani mbeti nën drejtimin administrativ dhe ushtarak të Fan Nolit. Këshilli i regjencës prej katër anëtarësh pushoi së ekzistuari; Gjon Çoba dha dorëheqjen, Xhafer Ypi dhe Refik Toptani ikën bashkë me Zogun, ndërsa Sotir Peci, u tërhoq në Korçë.

1935 Dr.Robert Smith merr pijen e tij të fundit, dhe themelon shoqatën Alkoolikët Anonim, në Akron, Ohio, Shtetet e Bashkuara.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Presidenti amerikan Franklin D.Roosevelt denoncon si “thikë në shpinë” veprimet e Italisë, në ceremoninë e diplomimit të Universitetit Virxhinias. Po këtë ditë, Italia i shpall luftë Francës dhe Britanisë, duke marrë hapur anën e gjermanëve.

1963 SHBA; Hyri në fuqi Legjislacioni për heqjen e pabarazisë së pagave në bazë të gjinisë. Ligji u nënshkrua nga presidenti John F.Kennedy, si pjesë e Programit të tij ‘New Frontier’.

1967 Lufta Gjashtë-Ditëshe përfundon: Izraeli dhe Siria të bien dakord për armëpushim.

1977 Apple II, një nga kompjuterat e parë personalë, del në shitje në SHBA.

1980 – Në Afrikën Jugore, Kongresi i Shteteve Afrikane lëshon një komunikatë nga lideri i burgosur, Nelson Mandela, në të cilën ai bën thirrje që mbështetësit e lëvizjes antiaparteid të ngrihen për këtë çështje.

1996 – Në Irlandën Veriore fillojnë bisedimet paqësore pa pjesëmarrjen e Sinn Feinit.

1999 – Lufta në Kosovë: NATO pezullon sulmet e saj ajrore pasi presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçi, bie dakord të tërheqë forcat e tij nga Kosova.

1999 – Miratohet Rezoluta 1244Këshillin e Sigurimit Kombeve Bashkuara.

2001 Papa Gjon Pali II shenjtëron murgeshën libaneze Rafka (1832-1914). Sipas legjendës, kur Rafka ishte vajzë e re, ajo shkoi për të vizituar një manastir, ku papritmas  dëgjoi zërin e Perëndisë që i tha: “Ti do bëhesh murgeshë.” Rafqa u bind, dhe Nëna Superiore e manastirit e pranoi atë menjëherë, pa asnjë hezitim. Më vonë Rafka iu lut Perëndisë që t’i ndante dhimbjet e botës me të, dhe menjëherë ajo u prek nga një sëmundje e pashërueshme që e mbajti në shtrat deri sa vdiq.

2007 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqiperi.

Ajrina Rushiti

Trungu & InforCulture

InForCulture

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

1 day ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

1 day ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

1 day ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

2 days ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

2 days ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

2 days ago