<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A e dini se kush ishte shkrimtari i parë i famshëm në botë?

Një grua e një burrë, hartuesja e parë e vargut poetik

Sipas shkencëtarëve, shkrimi më i vjetër i njohur është më shumë se 5000 vjet i vjetër dhe e ka origjinën nga Mesopotamia e lashtë.

Megjithatë, pyetja që është më e vështirë për t’u përgjigjur është – kush ishte shkrimtari i parë i njohur me emër?

Shumë njerëz do të citonin Homerin ose Herodotin si shkrimtarët e parë, megjithatë kërkimet kanë zbuluar se shkrimi më i hershëm i njohur u shpik diku rreth vitit 3400 para Krishtit, në Sumer.

Shkencëtarët e quajtën atë kuneiform pikërisht për shkak të formës së shkronjave, të cilat gdhendeshin në argjilë të lagësht me ndihmën e veglave me majë.

Asiriologu Benjamin Foster nga Universiteti Yale shpjegoi se shkrimtari i parë konsiderohet të jetë personi që njohim me emër dhe që mund ta lidhim me tekstin:

“Për pjesën më të madhe të letërsisë mesopotamiane ne nuk e dimë se kush e ka shkruar atë, por është një përjashtim.”

Enheduana ishte e bija e mbretit Sargon të Akadit, i cili jetoi nga viti 2334 deri në vitin 2279 para Krishtit. Rreth vitit 2300 para Krishtit, ai bashkoi Mesopotaminë dhe krijoi perandorinë e parë të njohur të quajtur – Perandoria Akadeze. Menjëherë pas kësaj, ai emëroi vajzën e tij si kryepriftëreshë të perëndisë sumeriane të hënës në qytetin e Urit, si pjesë e përpjekjeve të tij për të konsoliduar perandorinë.

Si kryepriftëreshë dhe përfaqësuese e babait, ajo ishte padyshim një figurë shumë e rëndësishme. Dhe, mbi të gjitha detyrat e saj, ajo shkroi edhe poezi. Bota moderne mësoi për herë të parë për Enheduanën pas zbulimit të një disku alabastri në vitin 1927, gjatë gërmimeve në Ur. Sot disku i alabastër ruhet në Muzeun Penn në Filadelfia dhe në pjesën e përparme tregon Enheduanën, ndërsa në anën e pasme ka emrin e saj dhe një kushtim për perëndeshën Inanna, shkruan National Geography.

“Ajo është shkrimtarja e parë që ne njohim që përfshin detaje autobiografike në narrativën e saj,” tha Foster.

“Përveç kësaj, ajo është e para që na tregon se si i krijoi poezitë e saj. Krahasimi i aktit të krijimit letrar me lindjen e fëmijës, përdorimi i parë i njohur i kësaj metafore – e cila do të mbetej në përdorim për mijëvjeçarë në letërsinë botërore.”

Enheduana ishte një princeshë, poete, priftëreshë, luftëtare, sundimtare, astronome. Ajo ishte figura më e rëndësishme fetare e kohës së saj. Emri i saj përbëhet nga fjalët “En” (priftëreshë e lartë), “hedu” (dekorim) dhe “ana” (parajsë).

Dihet gjithashtu se ajo e quajti veten mishërimi i perëndeshës Ningal, domethënë gruaja tokësore e perëndisë së hënës Nana.

Ndaj, emri i saj është një nga më të vjetrit të përmendur në histori.

Përveçse është autore më e vjetër letrare në histori, Enheduana njihet për himne të shumta artistike me vlerë, veçanërisht ato të shkruara për nder të perëndeshës Inana, të cilat janë edhe përshkrimi më i vjetër i shkruar i hyjnisë. Nëpërmjet kremtimit të marrëdhënies së saj personale me Inanna-n, Enheduana dha gjurmën më të vjetër të mbijetuar të vetëdijes së një individi për jetën e saj të brendshme. Detyra e saj më e rëndësishme gjatë jetës së saj ishte të pajtonte perënditë sumeriane dhe akadiane, pasi Sargoni pushtoi qytetin shumë të rëndësishëm të Urit. Ajo jo vetëm ia doli ta bënte këtë, por vendosi edhe standarde për poezinë dhe formën e lutjes që do të ndikonte thellë në Bibël dhe himnet homerike, e për rrjedhojë në të gjithë rrjedhën e letërsisë botërore. 

InForCulture

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

2 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

2 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

2 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

2 days ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

2 days ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

2 days ago