<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Mëngjesi, tri rregullat e arta për rënien në peshë

Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit. Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore. Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.

Në këtë artikull do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Hani menjëherë pasi të zgjoheni

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin. Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat. Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës. Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.

Ushqimet më të rekomanduara për mëngjes

Sipas të dhënave të Agro Web.org, një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites.

Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.

Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës. Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji.

Drithërat

Ushqime si tërshëra apo drithërat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm

postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

1 day ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

2 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

3 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

3 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

3 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago