Il tema biblico della longevità richiama, senza possibilità d’essere eluso, quello della morte.
Të jetosh në një fshat mjaft jugor italian, me shumë diell, në shoqëri të mirë dhe me një dietë të shëndetshme mesdhetare mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë, në bazë të rezultateve të një projekti kërkimor mjekësor.
Ekipet e mjekëve kryen kontrolle mjekësore rreth 30 personave të moshës 90-99 vjeç, të cilët jetojnë në Cilento, një rajon i izoluar bregdetar, rreth 130 kilometra në jug të Napolit, dhe i krahasuan rezultatet me ato të personave të moshës mes 50 dhe 70-vjeç, të cilët jetojnë në rajon si dhe me një grup tjetër njerëzish, të cilët jetojnë në vende të tjera.
“Ne kemi zbuluar se këta njerëz jo vetëm që jetojnë gjatë, por edhe më mirë”, citon atsh të ketë thënë Salvatore Di Somma, një profesor i Universitetit të Romës “La Sapienza”, i cili bashkërendoi projektin e quajtur “Cilento Initiative on Aging Esito” (CIAO).
“Sëmundjet tipike të moshës së thyer, të tilla si sëmundja Alzheimer, probleme të zemrës apo perdja e syve praktikisht ishte sikur nuk ekzistonin atje”, u shpreh Di Somma.
“Gjithashtu, niveli i tyre i adrenomedullinit, një hormon që ndalon menstruacionet ishte katër herë më e ulët sesa mendohej”, shtoi ai.
Më shumë kërkime është e nevojshme të ndërmerren për të shpjeguar se përse njerëzit e moshuar të Cilentos janë jashtëzakonisht mirë.
Di Somma tha se mund të ketë të bëjë me një dietë të shëndetshme, niveli i ulët i stresit si dhe niveli i lartë i mbështetjes së komunitetit, që jeta e fshatit italian normalisht e ofron.
“Sigurisht, këta njerëz nuk e dinë se çfarë është stresi”, përfundoi Di Somma.
Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…
Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…
Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…
Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…
Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…
Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…