Astronomët kanë vënë re një rrjedhë të madhe uji të përshkojë hapësirën, e cila e ka burimin nga Enceladus, hëna e akullt e Saturnit.
Hëna ka nëj gjerësi prej 504 km dhe njihet për gejzerat e saj, por ky veçohet nga të tjerët. Rrjedha shtrihet për 9600 km, sa largësia ajrore midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë.
Shkencëtarët janë të mahnitur pas Enceladus sepse oqeani i saj i kripur nëntokësor mund të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës.
Shpërthimi i ri i ujit është kapur nga teleskopi James Webb. Shkalla e tij është gjigande pasi sipas vlerësimeve, po vërshonin 300 litra ujë në sekondë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për të mbushur një pishinë olimpike në vetëm pak orë.
Temperatura në sipërfaqen e hënës së akullt është -200 gradë Celsius. Por në bërthamën e saj, shkencëtarët mendojnë se është mjaftueshëm nxehtë për të ngrohur ujin duke shkaktuar gejzerat./tvklan.al
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…