<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Si funksionon diamanti sa një kokërr piperi, shpresa e njerëzimit për energji të pastër

Shkencëtarët në Impiantin Kombëtar të Kalifornisë goditën me lazer një kapsulë të vogël diamanti. Kjo kapsulë sintetike me madhësi sa një kokërr piperi, përmban karburant. Eksperimente të tilla ishin bërë edhe më parë, por këtë herë energjia që u prodhua ishte më e fuqishme se e lazerit. Ekspertët janë përpjekur me dekada të tëra për të arritur në këtë pikë. Shpresa është që një ditë të ndërtohen termocentrale të cilat do të përdorin një reaksion shkrirjeje për të gjeneruar energji elektrike pa karbon.

Vetitë e kapsulës sferike janë vendimtare për krijimin e një eksperimenti të suksesshëm. Ajo duhet të jetë krejtësisht e lëmuar dhe pa ndotës, pasi çdo anomali mund të prishë reagimin. Sferat janë rezultat i punës shumëvjeçare të Diamond Materials, një kompani me bazë në Freiburg, Gjermani.

“Kërkesat për kapsulat sferike janë shumë të larta. Ne përpiqemi të minimizojmë defektet si papastërtitë, zgavrat ose muret e pabarabarta të tyre. Ekipi prej 25 personash prodhon diamante sintetike përmes një procesi të quajtur depozitimi kimik i avullit.”Christoph Wild, drejtor i Diamond Materials

Duhen rreth dy muaj për të krijuar një grup prej 20-40 kapsulash. Kur kapsulat e diamantit mbërrijnë në Kaliforni, bërthama e silikonit hiqet dhe një tub i vogël qelqi përdoret për të mbushur sferën e zbrazët me deuterium dhe tritium, dy lloje të rënda hidrogjeni, që nxisin reaksionin e shkrirjes. Shtresa e tretë dhe e fundit e kapsulës është një cilindër alumini që përdoret për të ftohur përmbajtjen e kapsulës përpara reaksionit.

Pas eksperimentit të suksesshëm, hapi i mëtejshëm i Impiantit të Kalifornisë dhe partnerëve të saj do të jetë përmirësimi i teknologjisë dhe investimi në kërkime shkencore. Këto do të jenë të nevojshme për të kapërcyer sfidat e konsiderueshme inxhinierike me të cilat përballet ndërtimi i një termocentrali funksional, por gjithashtu edhe gjetja e materialeve që mund të përballojnë energjinë e lartë të emetuar nga procesi i shkrirjes.

InForCulture

Recent Posts

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

6 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago