<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKËSHILLA

A bëjnë rrëmujë pëllumbat në tarracën tuaj? Ka mënyra efektive për t’i mbajtur në distancë

Përveç gugatjeve të vazhdueshme dhe tingujve të tjerë të pakëndshëm që lëshojnë, pëllumbat mund të shkaktojnë dëme serioze dhe të shkatërrojnë ballkonin ose tarracën tonë.

Ata lënë pupla, papastërti të tjera dhe natyrisht jashtëqitje jashtëzakonisht të rrezikshme.

Pas tyre duhet të pastroni çdo ditë, dhe jashtëqitjet e shpendëve, përveçse nuk kanë erë të këndshme, janë jashtëzakonisht ngjitëse, thahen shpejt dhe janë burim i një numri të madh mikroorganizmash të dëmshëm që mund të shkaktojnë shumë sëmundje, transmeton Telegrafi.

Ja çfarë mund të bëni për të parandaluar ‘vizitat’:

Tarraca apo ballkoni pa mbetje ushqimi, mbeturina, gjëra të vjetra dhe gazeta nuk do të jetë aq tërheqëse për pëllumbat.

Këta banorë me pendë të qytetit hanë çdo gjë, kështu që si çdo dëmtues ata do të tërhiqen nga thërrimet dhe çdo gjë që mund të shërbejë si ushqim. Kushtojini vëmendje të veçantë pastrimit të plotë të kafshës suaj, nëse e ushqeni atë në tarracë.

Uji në tasin e saksisë së luleve mund të jetë gjithashtu një ftesë për mysafirët e padëshiruar me krahë. Nëse keni lule në tarracë, është mirë t’i ujisni direkt në tokë, duke u kujdesur që uji të mos mblidhet në tasin e saksisë dhe në këtë mënyrë të joshë pëllumbat.

Disqet kompakte përdoren gjithnjë e më pak për ruajtjen e skedarëve. Ky është një lajm i mirë. Me siguri keni CD të vjetra në shtëpi që nuk ju duhen më. Varini në tarracë në mënyrë që të reflektojnë rrezet e diellit. Ky shkëlqim verbues do të duhej mbajë zogjtë larg territorit tuaj. Ju mund të arrini të njëjtën gjë me foli alumini të zakonshme ose shirita reflektues.

Pëllumbat kanë frikë nga sorrat dhe bufat. Mundohuni të gjeni një dordolec në formën e një sorre ose thjesht printojeni dhe ngjiteni në një sipërfaqe të fortë.

Nëse e gjithë kjo nuk jep fryte dhe pëllumbat vazhdojnë të ndjekin çdo ditë tarracën, ballkonin, dhomën e ndenjes ose çatinë tuaj, është koha që të merrni një qëndrim më serioz kundër tyre.

Këto janë metoda të provuara që do t’ju ndihmojnë t’i largoni ato në mënyrë që të mos kthehen më. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

15 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

18 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

19 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

19 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

20 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

20 hours ago