<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Pse peshkaqenët zhvilluan aftësinë për të shëruar plagët shpejt?

Rezultati i evolucionit 400 milionë vjetësh

Gjatë viteve të hulumtimit, është vërejtur se plagët e peshkaqenëve shërohen me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Shkencëtarët ende nuk dinë shumë për këtë temë, megjithëse ata kanë disa teori se pse ndodh kjo.

Peshkaqenët e mëdhenj të bardhë konsiderohen si një ndër grabitqarët më të mëdhenj që ekzistojnë në planetin tonë. Që do të thotë se ata janë gjuetarë shumë të suksesshëm, pa shumë armiq natyralë.

Sidoqoftë, jo gjithçka është gjithmonë kaq e thjeshtë, sepse biologët dhe zhytësit shumë shpesh vërejnë gjurmë luftimesh ose lëndimesh mbi ta – si dhe në llojet e tjera të peshkaqenëve. Dhe ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fakti se plagët u shërohen me një shpejtësi të pabesueshme, transmeton Telegrafi.

Pse ndodh kjo?

Peshkaqenët më shpesh bëhen agresivë gjatë çiftëzimit, kur meshkujt kafshojnë pendët e femrës – për t’i mbajtur ato afër.

Një studiues nga Universiteti Juglindor në Florida, Mahmud Shivdzu, shpjegon se ata kanë dhëmbë shumë të mprehtë, kështu që ashpërsia e lëndimeve është më e madhe. Prandaj, ata duhej të zhvillonin një mekanizëm efikas të shërimit të shpejtë, në mënyrë që plagët e tyre të mos infektoheshin.

Disa nga studimet që kanë trajtuar këtë temë sugjerojnë se një peshkaqen balenë mund të shërohet nga lëndimet e rënda të lëkurës dhe enëve të gjakut për 35 ditë. Dhe me një shkallë suksesi prej 90 për qind. Ndërsa plagët e kurrizit gjysmë metri të gjata, mund të shërohen plotësisht në gjysmë viti.

Reklama

Megjithatë, pavarësisht nga kjo aftësi e jashtëzakonshme, mekanizmi i shërimit ende nuk është kuptuar plotësisht dhe i studiuar mirë. Vetëm disa studime mbi këtë temë janë kryer në kushte të kontrolluara. Përfshirë testimin gjenetik të peshkaqenëve të bardhë nga viti 2019, kur rezultatet konfirmuan aftësinë e tyre për të shëruar plagët shpejt. Megjithatë, atëherë u vu re një fleksibilitet i madh gjenetik, i cili së bashku me mekanizmin e korrigjimit të gabimeve të dëmshme, me shumë gjasa ndihmon në shmangien e kancerit.

Shkencëtarët na kujtojnë se gjenetika e tyre është një çështje e evolucionit 400 milionë vitesh dhe tani shpresojnë se me ndihmën e teknologjive moderne do të jenë në gjendje të depërtojnë në sekretet e saj dhe të shpjegojnë mekanizmat efektivë. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

10 hours ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

11 hours ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

11 hours ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

17 hours ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

17 hours ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

18 hours ago