<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Përse në poemat homerike emri helen përdoret vetëm një herë?

Në epokën klasike, për të treguar Greqinë dhe grekët, përdoreshin emrat Helladë (Hellas) dhe helenë. Këto terma Homeri i përmendte si emra, të cilët përdoren për një krahinë të vogël në Jug të Thesalisë dhe për banorët e saj. Në poemat homerike emri helen përdoret vetëm një herë sepse siç e nënvizon Tuqididi, ata nuk përbëjnë popull apo komb (etnikë). Përveç kësaj, ky autor shton se, para Helenit, emri Helladë nuk egzistonte[1].

Në kohë të Homerit grekët nuk dalloheshin ende si grup etnik me të njëjtin emër.

Kërkuesit e sotëm nuk venë re në poemat homerike ndonjë ndryshim etnik midis akeasve dhe trojanëve. Duke u mbështetur tek gjeografët e vjetër, P. Faure shpreh mendimin se në çastet e rënies së Trojës, rreth vitit 1250 para Krishtit, Troja është e populluar nga dardanë, lelegë dhe pellazgë. Në këtë krahinë, ai vë re se fshatrat, malet lumejtë mbajnë emra, të cilët mund të ndeshen që nga brigjet e Thrakës deri në Kretë: As, Berekint, Gargar, Larissa, Olimp, Pergam, Samonion, Tebë. Ai vlerëson se në këtë krahinë, gjuha e dardanëve dhe e pellazgëve ka paraprirë helenët në Arkipel dhe vazhdonte të flitej ende më 1250, në një pjesë të mirë të ishujve, e madje në Greqinë continentale, duke përfshirë këtu Thesalinë[2].

Kopertina e librit

Pra ky autor nxjerr përfundimin se më 1250 para Krishtit, akeasit e Greqisë continentale dhe të Greqisë ishullore, si dhe trojanët janë ende pellazgë ose dhe ilirë të pahelenizuar, të cilët flisnin gjuhën e dardanëve dhe të pellazgëve.

Në lëmin e gjuhësisë në shekullin e VIII para Krishtit, nuk ka ende emër të përbashkët të helenëve, që t’i dallojë nga barbarët. Emrat helenë dhe Helladë do të jenë përdorur vetëm për një krahinë të përcaktuar mirë. Po të konsiderojmë se Deukalioni (gjoja i ati i Helenit) dhe Heleni vijnë pas Homerit, përhapja e emrit të Helladës jashtë krahinës që mbante këtë emër bëhet, siç pohon Tuqididi para Homerit[3].

Terminologia e Homerit është pra si e lëkundëshme, çka do t’i përshtatej pa dyshim një periudhe kur emrat Hellas helenë vazhdojnë të përhapen.

Edhe E. Lévy mendon se duhet të ketë një farë kondradikte midis terminologjidë së Homerit dhe asaj që duhej përdorur në epokën e tij. Ai përmend komentatorë të tjerë modernë[4], të cilët kanë supozuar se në këtë lëmë, si në të tjerë Homeri arkaizonte[5]. Në katalogun e anijeve, kur bëhej fjalë për kontingjentet e Akilit, poeti i quan mirmidonas, helenë e akeas.

Vallë këtu bëhet fjalë për popuj të ndryshëm? Mirëpo Homeri i vendos këta tre emra në të njëjtin rrafsh. Kurse në Odisenë luftëtarët e Akilit përherë quhen mirmidonas; ata asnjëherë nuk quhen akeas apo helenë.

Në fakt mimidonasit janë banorët e Ftisë dhe akeasit banorë të Argosit pellazg[6]. Heredoti (I, 57) përdorte termin helenë për imigrantët grekë, të cilët dalloheshin nga popullësia e vjetër vendase, që nuk fliste greqisht (dhe prej nga kanë dalë athinasit), të cilët i quan pellazgë[7].

Për autorë të tjerë, autoetnonimi helen dëshmohet vetëm në fillim të shekullit VI (mbishkrim atik)[8].G. Rachet nënvizon faktin se emri parahelen nuk është i përshtatëshëm për të cilësuar qytetrimet e Greqisë para vërshimit të dorëve. Për këtë autor ky emër është një mjet komod për të cilësuar periudhën e kohës kur të gjithë banorët e Greqisë do të quhen helenë[9]Sipas këtij autori emërtimi i qytetërimit helenik do të mund të përdoret duke filluar nga shekulli i VI para Krishtit.

Si rrjedhim, ne mund të pretendojmë njësoj si Herodoti (I, 56-58), se bota helenike do të jetë zhvilluar duke helenizuar disa popuj barbarë, sidomos pellazgët.

[1] Tuqididi, Archèologie, I, 3.

[2] P.Faure, 1975, f.223-224.

[3] E.Lévy, 1989, f.51.

[4] H.Diller, 1962, f.39-82; P. Wathelet, 1975, f. 128.

[5] E.Lévy, 1969, f. 51.

[6] Ibid., f.51.

[7] Duke filluar nga shekulli IV, grekët e Lindjes quheshin Romaioi (Romakë). Për pasojë, mund të nxjerrim përfundimin se termi helenëgëzon sot një pestigj që nuk mund të krahasohet me prestigjin e asaj kohe.

[8] D. Briquel, 1984, f.20.

[9] G. Rachet, 1993, f.36.

Marrë nga libri Pellazgët dhe Ilirët në Greqinë e vjetër i autorit Arsim Spahiu

Tableau showing Chryses visit to Agamemnon to ranson his daughter Chryseis. Neapolis. House of the Nymphs. Fourth century AD.
InForCulture

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago