<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Pse u dogj Voskopoja?

Nga ARLINDA CANAJ

S tudiuesja e madhe ruse Viktoria Puzanova, që është një prej studiueseve më serioze të artit dhe zhvillimit mesjetar ka kryer një prej studimeve më serioze për shkëlqimin e Voskopojës.

Ja çfarë veçon ajo: “Nëpërmjet tempujve të Voskopojës, që kanë dhënë monumentet më të mira të shekullit XVIII, kemi dy kisha, atë të Shën Mëhillit dhe të Shën Mërisë që janë me të vërtetë të ralla për sa i përket vlerave të Mesjetës.
Në sfondin e këtij arti ikonografik ndër më të njohurit në Ballkan, më i shquari është Davidi nga Selenica, i cili ka pikturuar më 1721 kishën e Shën Kollit. Në arkivat e Manastirit të Shën Prodhromit, të djegur gjatë luftës së fundit, data e themelimit të Voskopojës, shënohet në vitin 1330 ose më 1338”, shkruan ajo.

Sipas studiueses ruse legjendat mbi themelimin e qytetit janë të ndryshme dhe të dhëna të sakta nuk ka. Në shekullin XIII numri i banorëve u shtua nga të mërguarit e fshatit Voskop dhe të Gramshit. Numri i banorëve u shtua vazhdimisht, mbasi ata këtu shpëtonin nga myslimanizmi. Ka të dhëna se banorët në fillim kanë qenë shqiptarë dhe se vllehët kanë ardhur më vonë.

Në shekullin XVIII Voskopoja u rrit dhe u bë një qendër e madhe dhe në kurriz të qendrave të tjera fqinje, që banoheshin nga vllehë, si Shipcka dhe Nikolica. Viktoria Puzanova vlerëson faktin që ishin mërgimtarët shqiptarë ata që sollën lulëzimin e qytetit. “Lidhjet tregtare me Laipcigun, Vjenen, Budapestin, Bullgarine, Kostandinopojen, ku voskopojarët themeluatn shtëpitë tregtare, ndihmuan zhvillimin e tregtisë, industrisë dhe shtimin e mirëqënies së qytetit.

Pronarët e këtyre shtëpive tregtare, ishin njerëz të kulturuar e të pasur, që kishin zënë vend në disa qendra të mëdha dhe të vogla europiane. Ata që ishin në mërgim, kujdeseshin për lulëzimin e qytetit të tyre të lindjes dhe e ndihmonin atë. Shkolla e parë në Voskopojë është ndërtuar nga kolonia shqiptare e Venedikut në 1710.

Më 1744-1750 u arrit themelimi i Akademisë së re në Voskopojë, nën patronazhin e drejtëpërdrejtë të patriotëve : Josafi i I-re, Justiniani i I-re, kryepeshkop i Ohrit i lindur ne Voskopoje, Theodhor Kavalioti, kryeprift e mesues ne shkollen e Voskopojës dhe më vonë profesor dhe rektor akademie, si dhe patriotë të tjerë të shquar”, shkruan studiuesja ruse.

Ishte normale që ngritja e këtyre institucioneve të kërkonte dhe nevojën e librave ndaj në vitet 1720 deri më 1769 punon në Voskopojë tipografia e Shën Naumit të Voskopojës. Mjetet më të mëdha për pajisjen e saj i dha Shën Naumi në Ohër. Tipografia gjendej në qendër të qytetit, pranë kishës së Shën Joan Theologut. Në Voskopojë dhe në Vithkuq u ngritën dhe dy biblioteka të mëdha ku përveç dorëshkrimeve të rralla do të gjendeshin dhe botimet e klasikëve. Po cili ishte shkaku i djegies së Voskopojës tri herë radhazi? Zhvillimi i madh tregtar por dhe influenca që kishte ky qytet brenda Perandorisë turke do të bënte jehonë dhe në qytete të tjera shqiptare. Duke u bërë qendra e kulturës dhe zhvillimit pa dyshim që ky qytet do shihej shtrembër nga pushtuesit Osmanë dhe pa dyshim dhe nga Patriarkana e Stambollit.

Pikërisht në momentet më deçizive ku nga patriotët po punohej për shkrimin e librave shqip dhe po përpilohej një alfabet shqip u ndërmor dhe djegia e qytetit. Kësaj pyetjeje i përgjigjet saktësisht, Eqerem Bej Vlora, në kujtimet e tij. Ai do të thotë se fakti që Voskopoja ishte një shtet i pavarur brenda shtetit nuk i pëlqeu më turqve. Ndaj ata përdorën si pretekst faktin që ajo ishte kthyer në një qendër të Patriarkanës greke. Por shkak ishte dhe fakti që pavarësia e saj nisi t’i kthehej në gozhdë perandorisë osmane.

E kthyer në një vatër që mund të ndryshonte fatet e Shqipërisë me zhvillimin industrial dhe kulturor që ndërmori, ata vendosën ta plaçkisnin atë dhe ta digjnin. Voskopojarët u detyruan kështu të largoheshin drejt Korçës dhe Beratit, ndërsa të tjerë përfunduan në Rumani dhe më larg. Dhe dalëngadalë jehona e saj do të zhdukej…ashtu siç ndodhi në të vërtetë.

Gjithsesi Voskopoja mbeti djepi ku u përkund Rilindja Kombëtare që do të vinte shumë vite më pas.

InForCulture

Recent Posts

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

14 hours ago

Edith Durham për traditat bar’bare serbe e malazeze: Gjahu për pr’erjen e kokave në Ballkan

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…

14 hours ago

Kur Faik Konica i shkruante Princ Vidit më 1913..

Marrë nga profili i Ledjan Zeqollari Me 9 dhjetor 1913 Faik Konica i shkruante Princ…

15 hours ago

A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?

Shumica prej nesh besojmë se peshqirët mund të zgjasin përgjithmonë, për sa kohë që nuk…

2 days ago

Këto zakone të përditshme po shkaktojnë aroma të pakëndshme në shtëpinë tuaj

Nëse po pyesni veten pse shtëpia juaj ka gjithmonë një lloj ere, kjo mund të…

2 days ago

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

Klorpirifosi po shkurton jetën e peshqve dhe ndikon në riprodhim Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në…

2 days ago