<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Emrat e lumenjve janë të rëndësishëm,por a kan kuptim në gjuhën tonë lumenjt e trevave tona…

Thuhet se emrat e lumenjve janë të rëndësishëm sepse ato i rezistojnë kohës dhe tregojnë për gjurmët që lënë popujt në hapësirën ku banojnë.
Këta janë lumenjt e Shqipërisë. Përveç lumit Mat < shqip: mat (buzë lumi/deti, ranishte), asnjë emër tjetër lumi nuk duket se ka ndonjë shpjegim përmes shqipes së sotme. Mati përmendet në dokumente qysh në shekullin 4 të erës sonë, gjurmë kjo e cila dëshmon praninë e shqiptarëve të hershëm në ato anë, domethënë në viset e mesme të Arbrit. Emri i lumit Drin mbahet për ilir, i cili sipas disa gjuhëtarëve është trashëguar nga ilirët tek arbrit, në dukje pa ndonjë ndërmjetësim të mundshëm nga ndonjë gjuhë fqinje. Veçse, nuk dihet kuptimi i emrit, kështu që mbetet në sferën e hamendjeve kuptimi i tij. Poashtu, Buna mendohet se rrjedh nga ndonjë trajtë ilire “Barbana”. Erzeni përmendet në kronika bizantine në shek. 11 si Harzani, çka dëften për prani të Arbërve aty. Për Vjosën flitet se është përftuar me ndërmjetësim sllav nga Vovusa > Vousa > Vojusa > Vjosë, megjithëse nuk bind si shpjegim. Të tjerë e qesin drejtpërsëdrejti nga trajta e lashtë Aoos ose Avos > Vjosë. Emri nuk mbart ndonjë kuptim në gjuhën shqipe.
Ishëm dhe Shkumbin janë përftuar sipas Çabej përmes gojës së shqipfolësve por nga trajta latine Isamnus & Scampinus. Kuptimi i tyre, gjithësesi, mbetet i panjohur.
Osum & Seman, për nga fonologjia, nuk përkojnë fare me gjuhën shqipe.
Nga sa më sipër, veç Matit, gjurmë të tjera të hershme shqiptare vihen re përmes qëmtimit gjuhësor të emrave të lumenjve, anës Bunës, Ishmit, treva këto që përkojnë me viset e mesme të
Shqipërisë (Mat – Krujë – Durrës) me prirje për t’u ngjitur drejt Lezhës – Shkodrës në veri.
Në jug nuk shihet ndonjë gjurmë e moçme, veçse po të marrim si të mirëqenë që qyteza ilire Dimalum ka kuptimin e dy maleve, por që nuk është ruajtur si toponim deri në ditët e sotme. E diskutueshme mbetet gjithashtu trajta Vjosë për nga prejardhja.

InForCulture

Recent Posts

Mos e hidhni parfumin gabim: Ja si ta bëni aromën të zgjasë më shumë

    Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…

7 hours ago

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

1 day ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

1 day ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

1 day ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 day ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago