<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Shkencëtarët identifikojnë përbërësin sekret në pikturat e Leonardo da Vinçit

Mjeshtrit e Vjetër si Leonardo da Vinci, Sandro Botticelli dhe Rembrandt mund të kenë përdorur proteina, veçanërisht të verdhën e vezës, në pikturat e tyre me vaj, sipas një studimi të ri.

Gjurmët e sasive të mbetjeve të proteinave janë zbuluar prej kohësh në pikturat klasike të vajit, megjithëse ato shpesh i atribuoheshin kontaminimit, shkruan CNN.

Një studimi i ri i botuar ditët e fundit në revistën Nature Communications zbuloi se ky element hedh dritë mbi njohuritë teknike të Mjeshtërve të Vjetër, piktorëve më të aftë evropianë të shekullit të 16-të, 17-të ose fillimit të 18-të, dhe mënyrën se si ata përgatiteshin bojërat e tyre.

“Ka shumë pak burime të shkruara në lidhje me këtë dhe asnjë punë shkencore nuk është bërë më parë për të hetuar këtë temë në një thellësi kaq të madhe”, tha autorja e studimit Ophélie Ranquet e Institutit të Inxhinierisë dhe Mekanikës së Procesit Mekanik në Institutin e Teknologjisë Karlsruhe në Gjermani.

“Rezultatet tona tregojnë se edhe me një sasi shumë të vogël të verdhë veze mund të arrihet një ndryshim i mahnitshëm i vetive në bojën e vajit, duke demonstruar se si mund të ketë qenë e dobishme për artistët”.

Thjesht duke shtuar pak të verdhë veze në punët e tyre, rezulton të ketë efekte afatgjata që shkojnë përtej thjesht estetikës.

Krahasuar me formulë e përdorur nga egjiptianët e lashtë të quajtur tempera – e cila kombinon të verdhën e vezës me pigmentet pluhur dhe ujin – boja e vajit krijon ngjyra më intensive, lejon kalime shumë të buta të ngjyrave dhe thahet shumë më ngadalë, kështu që mund të përdoret për disa ditë pas saj. Megjithatë, boja e vajit, e cila përdor vaj liri në vend të ujit, ka gjithashtu të meta, duke përfshirë të qenit më e ndjeshme ndaj errësimit të ngjyrës dhe dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj dritës.

Për shkak se bërja e bojës ishte një proces artizanal dhe eksperimental, është e mundur që Mjeshtrit e Vjetër mund t’i kenë shtuar të verdhën e vezës, një përbërës i njohur, në llojin më të ri të bojës, e cila u shfaq për herë të parë në shekullin e shtatë në Azinë Qendrore, përpara se të përhapej në Evropën Veriore në mesjetë dhe në Itali gjatë Rilindjes.

Studiuesit rikrijuan procesin e bërjes së bojës duke përdorur katër përbërës – të verdhën e vezës, ujë të distiluar, vaj liri dhe pigment – për të përzier dy ngjyra historikisht të njohura dhe domethënëse, të bardhën e plumbit dhe blunë ultramarine.

“Shtimi i të verdhës së vezës është i dobishëm sepse mund të rregullojë vetitë e këtyre bojërave në mënyrë drastike”, tha Ranquet.

InForCulture

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

19 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

22 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

22 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

23 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

23 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

24 hours ago