Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Muzeun e Fieldit në Chicago, tri artefakte të Kosovës po rrëfejnë historinë dhe kulturën tonë 7 mijë vjet të vjetër.
Reliefi i Kamenicës dhe dy figurinat terrakote të Bardhoshit janë pjesë e ekspozitës “Mbretërit e Parë të Evropës” së bashku me artefaktet e 11 vendeve të Evropës Juglindore.
“Ky grumbullim i më shumë se 700 objekteve krahë për krahë nuk është shfaqur kurrë më parë si koleksion i përbashkët. Si i tillë po i ofron vizitorëve mundësi eksplorimi të historisë së ngritjeve në pushtet të mbretërve dhe mbretëreshave të para të Evropës së lashtë”, ka njoftuar MKRS.
Ministria e Kulturës e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës në këtë ekspozitë e cila do të zgjas deri më 28 janar 2024.
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…